Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Prizreni është mbushur me fotografi të Marubëve. Një pjesë e mirë e arkivit nga Muzeu Kombëtar i Marubit është riaktivizuar në rrugë e mure të qytetit. Duke krijuar një ekspozitë të hapur, të rinjtë janë angazhuar për të përshtatur imazhet e Marubëve përmes metodës sticker art. Organizatorët thanë se synimi është të sillen në ambientet e qytetit dinastitë e familjeve më të rëndësishme shqiptare dhe jo vetëm.
Duke filluar nga sot e deri më 13 gusht, qyteti i Korçës do të presë vizitorë nga vendi dhe të huaj, për t’iu bashkuar aktiviteteve të organizuara në kuadër të Festës së Birrës. Eventi për Festën e Birrës 2017 do të zhvillohet nga data 9 deri më 13 gusht përpara Stadiumit “Skënderbeu”, si edhe tek “Pazari i Vjetër”. Për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, policia ka marrë një sërë masash.
Arkeologët në Izrael besojnë se ata kanë zbuluar qytetin e humbur romak të Julias, të njohur më parë si Bethsaida, që sipas traditës së krishterë ishte shtëpi e tre apostujve të Jezusit: Pjetrit, Andreut dhe Filipit. Zbulimi më i fundit i një banje të përbashkët të stilit romak në Al-Araj tregon se në atë zonë është zhvilluar një qytet i madh, jo vetëm një fshat peshkimi.
Ndahet nga jeta në moshën 81 vjeçare, Glenn Campbell, legjenda amerikane e muzikës "country" , këngëtar, kitarist dhe aktor. "Gentle on My Mind", "Rhinestone Cowboy", "By the Time I Get to Phoenix", "Wichita Lineman", ishin disa nga këngët më të njohura të tij. Karriera e tij u konsolidua edhe falë programit televiziv "The Glenn Campbell Goodtime Hour", që transmetohej në vitet 1969 deri në 1972.
Në Prizren, po zhvillohet edicioni i 16-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit me Metrazh të Shkurtër dhe Dokumentar DokuFest, i cili ka zgjuar interesin e artdashësve të kinemasë. Në festivalin me temën “E ardhmja”, përfaqësohen 50 shtete dhe deri në 12 gusht do të shfaqen, 250 filma, nga të cilët 102 filma janë në garë në gjashtë kategori.
Shkëlzen Dolli do të rikthehet edhe njëherë në Tiranë, së bashku me Filarmoninë e Vjenës. Kanë nisur provat për të mirëpritur artistin e mirënjohur, në një koncert që do të organizohet në sheshin “Skënderbej” më 23 shtator 2017.
3 nga artistët e parë që do performojnë në “MTV Video Music Awards” këtë vit janë Miley Cyrus, Ed Sheeran dhe Lorde. Në listën e artistëve përfshiheshin edhe Fifth Harmony, Thirty Seconds to Mars and Shawn Mendes. Drejtuesja e eventit, Katy Perry, do të performojë gjithashtu në këtë event.
Bienalja 2017 ka mbërritur me koncertin “Në kërkim të muzikës së humbur”, në mjediset e Muzeut arkeologjik të Durrësit, ku dhjetra artdashës kanë ndjekur kompozimet e disa prej autorëve, që pësuan edhe persekutimin gjatë diktaturës. Mes eksponatëve dhe objekteve qindravjeçare, në muze ishin mysafirë vëllezërit Gaqi, të cilët interpretuan së bashku në piano një sërë veprash të autorëve tanë dhe të huaj.
Ishulli i Maligradit gjendet në Liqenin e Prespës së Madhe. Në bregun e tij perëndimor ndodhet shpella e Kishës, e cila për formën e veçantë dhe të çuditshme, u quajt vend i shenjtë. Aty është ndërtuar një kishë e vjetër në shek. XIV ku banorët shkojnë për të kryer shërbesa e rite fetare. Ishulli nuk është i banuar, por popullohet në sezonin veror nga turistët kurioz të historisë dhe kulturës vendase.
Plava dhe Gucia mirëpritën edicionin e dytë të festivalit, “Kënga dhe vallja shqipe na bashkon”. Gjatë këtij takimi dhe festivali u mblodhën më shumë se pesë mijë vëndas dhe të ardhur nga zonat nga Kosova, Shqipëria, dhe Malësia e Madhe, përfshirë edhe dhjetra mërgimtarë, që kishin ardhur së bashku me familjet e tyre nga SHBA dhe Europa. I pranishëm në këtë veprimtari ishte edhe ish-ambasadori William Woker
Trego më shumë