Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Rita Ora ka vendosur të sjellë një hit të ri vere. Rita shquhet se bën bashkëpunime shumë të sukseshme dhe këtë herë ka zgjedhur një Dj shumë të famshëm dhe të talentuar, Avicii-n. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ylli shqiptar përmes një videoje që ka publikuar në profilin e saj në Instagram. “Lonely Together”, titullohet kënga më e re nga Rita, e cila do publikohet pas 5 ditësh.
Në ditëlindjen e aktorit të madh të humorit, Met Bega, vajza e tij Matilda ka një mesazh prekës për të dhe miqtë e saj. Ajo shkruan në “Facebook” se të gjithë e njohin si vajza e Met Begës, ashtu si edhe nipat e tij, për të cilët aktori pati shumë ëndrra por nuk mundi pasi u sëmur. Matilda thotë se nuk do kujtojë asnjëherë ditën e vdekjes por ditën e lindjes që babai e festonte dy herë.
Një gjuhë e huaj është një aset si për CV-në tonë, ashtu edhe në përditshmërinë dhe prezantimin me njerëz të rinj. Përveç faktit që njohja e gjuhëve të huaja është kulturë, ajo gjithashtu përbën një mundësi për të dalë nga situata të caktuara kur ndodhemi në vende të ndryshme. Ekzistojnë disa aplikacione të cilat ndihmojnë në mësimin e gjuhëve të huaja online, të cilat janë: Duolingo, Busuu, Memrise dhe MindSnacks.
Kompozitori Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Mira Konçi, do largohen nga Shqipëria për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kompozitori shprehet se është duke e menduar largimin dhe për këtë nuk ka pak arsye. Ai është i zhgënjyer pasi redaksia e RTSH-së, ku ai punonte me të tjerë emra të nderuar të muzikës, u shkri. Saraçi shton se këtë hap do ta bëjë edhe për të ardhmen e fëmijëve.
Këshilli Kombëtar i të Drejtës së Autorit miratoi metodologjinë dhe masën e tarifave të shpërblimit të veprave të mbrojtura nga e drejta e autorit në sistemin e administrimit kolektiv. Sipas Ministrisë së Kulturës, Shqipëria tashmë renditet mes vendeve europiane që adaptojnë një sistem transparent dhe që e aplikojnë këtë sistem tarifor në mënyrë të drejtë dhe të standartizuar me praktikat ndërkombëtare.
Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, pas publikimit të projektit muzikor ‘Forever is over’, në bashkëpunim me dj e njohur, David Guetta, ka nisur turin veror në Francë, ku e kanë mirëpritur mjaft mirë performancën e 30-vjeçares. Elvana ishte e ftuar si pjesëmarrëse në festivalin e përvitshëm të radios franceze ‘NRJ Summer Tour’, ku nisi dhe promovimin e hitit.
Muzeu i Bankës së Shqipërisë është muzeu historik i institucionit më të rëndësishëm financiar dhe është një rrëfim përmes koleksioneve, politikave dhe marrëveshjeve të shtetit Shqiptar. Historia nis nga këmbimet paramonetare, kur banorët prehistorikë përdornin sistemin e këmbimit mall me mall, për të vijuar me forma të tjera këmbimesh. Çelja e një muzeu brenda bankës përpiqet të prezantojë qartë këtë histori.
55 vite më parë shuhej diva amerikane e kinemasë, Marilyn Monroe. Në 5 gusht 1962, ajo u gjet e vdekur në vilën e saj të Brentwood, në Californi, në moshën 36 vjeçare. Edhe pse zyrtarisht është thënë se ajo ka vrarë veten me një overdozë, misteri për vdekjen e divës amerikane kurrë nuk është shuar, aq sa disa thonë se ylli i kinemasë është vrarë pas një komploti.
“Despacito”, hiti i verës, aktualisht, është videoja më e shikuar e të gjitha kohërave në faqen e internetit, në YouTube. Kënga e realizuar nga bashkëpunimi i dy muzikantëve portorikanë, Luis Fonsi dhe Daddy Yankee ka arritur një shikueshmëri prej shumë se 2,9 miliardë klikime që prej muajit janar. “Despacito” tashmë ka thyer një rekord botëror në mes të korrikut me rreth 4,6 miliardë shikime
Associated Press, i ka kushtuar një reportazh trashëgimisë nënujore të Shqipërisë, fshihen thesaret e anforave të lashta. Përgjatë një të tretës së bregdetit shqiptar, nga Saranda afër kufirit grek me atë të Vlorës, janë zbuluar gati 40 anije të fundosura që transportonin mallra përgjatë rrugëve tregtare midis Afrikës së Veriut dhe Perandorisë Romake, si dhe rrënoja të periudhës së Luftës së Dytë Botërore.
Trego më shumë