Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Tenori i famshëm me origjinë nga Kavaja, Agim Hushi, ka shpërthyer me një deklaratë të fortë ndaj vendit dhe bashkëkombësve të tij. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai numëron zhgënjimet e shumta dhe thotë se i vjen turp që është bashkëkombasi ynë. “Faleminderit Australia ime”, thotë Hushi ndër të tjera, duke treguar kështu se do shpërngulet në shtetin e largët.
Hapet fotoekspozita “Manipulimi" në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, e cila sjell dëshmi të manipulimeve me fotot, ku vend të veçantë zënë fotot e manipuluara për qëllime politike dhe ideologjike nga regjimi komunist në Shqipëri. Kuratori i ekspozitës, Luçjan Bedeni, thotë se synon të sjellë përpara publikut një ballafaqim të fotove të manipuluara me fotot origjinale që ruhen në arkivën e Muzeut.
Shqipëria do marrë pjesë në Ekspozitën e XVI-të Ndërkombëtare të Arkitekturës, me temë “Freespace”, që do të zhvillohet nga 26 maji deri më 25 nëntor 2018 në Arsenale dhe Giardini në Venecia, Itali. Ministria e Kulturës shpall thirrjen për paraqitjen e projektit për pavijonin shqiptar, frymëzuar nga një vëzhgim i kujdesshëm i arkitekturës bashkëkohore dhe i shoqërisë shqiptare, sidomos aty ku kjo bën ndryshimin.
Pas nderimit të kryeministrit shqiptar, me urdhërin “Komandanti i Legjionit të Nderit”, Franca akordon edhe ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro me një nga titujt më prestigjoz, “Oficere Nderi në Art dhe Kulturë”. Ky titull i'u atribua nga Ministrja e Kulturës dhe e Komunikimit e Republikës së Francës, Audrey Azoulay në kuadër të kontributit dhe bashkëpunimit dypalësh shqiptaro-francez në fushën e kulturës.
Libri i cili duhet lexuar me patjetër këtë verë është "Alkimisti", nga Jorge Angel Livraga. Ky libër është për të gjithë ata që nuk mjaftohen me jetën që kanë, por duan të bëjnë një kërkim më të thellë tek vetja e tyre, tek dija dhe tek e vërteta. Ngjarjet tek vepra “Alkimisti" zhvillohen në periudhën e fundit të mesjetës evropiane, periudhë kjo e lidhur me paditurinë tek mendjet dhe zemrat e njerëzve.
Lady Gaga ka nisur turin e saj Joanne World Tour në qytetin e Vancouver, Kanada. Ylli i pop-it ka kënduar rreth 22 këngë, disa prej tyre edhe nga disku i fundit ‘Joanne’. Lady Gaga do zhvillojë 60 koncerte dhe show nga veriu dhe jugu i Amerikës, Europa, për tu kthyer më pas në SHBA, për datat e mbylljes së turit.
Në Hollywood, sipas një rezultati të nxjerrë nga një grup i Universitetit të Kalifornisë Jugore, epërsinë më të madhe si në numra dhe në role e kanë meshkujt. Kjo pabarazi është konfirmuar edhe prapa kamerës së xhirimit, ku raporti mes regjisorëve meshkuj dhe femra është 12 me 1 dhe 7-1 mes skenaristëve, ndërsa në mes producentëve raporti ishte 3 meshkuj për 1 femër dhe në mes drejtorëve të filmave 2-1.
Edicioni i 8 i Bienales muzikore të Durrësit ka nisur mbrëmjen e kaluar sipas traditës me “Natën e Muzikës Baroke”. Gjatë netëve të muzikës klasike në Durrës nga data 1 deri në 8 gusht, artdashësit do të kenë mundësi të ndjekin 11 koncerte, një pjesë e tyre në kërkim të muzikës së humbur të kompozitorëve që u persekutuan nga komunizmi. Ky event muzikor është ideuar nga violinisti dhe kompozitori Florian Vlashi.
Sezoni veror ka rritur numrin e pushuesve dhe turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë dhe veçanërisht qendrat historike dhe kulturore. Apolonia e Fierit, Shqipëri e Mesme, mbetet një nder destinacionet e preferuara për turistët shqiptarë dhe të huaj. Statistikat zyrtare tregojnë se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti Apoloninë e kanë vizituar afro 13 000 vizitorë.
Muzeu Historik Kombëtar fton vizitorët, vendas apo të huaj, që kërkojnë të njohin më shumë nga historia e Shqipërisë, t’i drejtohen dyerve të tij. Muzeu është i hapur dhe aktiv përgjatë gjithë ditëve nga ora 09.00 e mëngjesit e deri në 19.00 të pasdites, thuhet në njoftimin e MHK-së në rrjetin social Facebook. Sipas MHK, natyrisht kësaj atmosfere i shtohet dhe iniciativa më e re, ajo e komunikimit online.
Trego më shumë