Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Minsitria e Kulturës ka publikuar listën me emrat fitues të projektit “Fondi në mbështetje të Krijimtarisë Letrare”. Ky projekt u zhvillua për të dytin vit radhazi, por këtë herë iu dha përparësi mbështetjes së krijuesve të rinj deri në 35 vjeç. Juria, pas kryqëzimit të pikëve të secilit, përzgjodhi autorët: Saimir Muzhaka, Manjola Nasi, Eris Rusi, Elona Çuliqi dhe Belfjore Qose.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka prezantuar katalogun online me rreth 2 milionë rekorde tituj dosjesh, rezultat i deritanishëm i projektit të dixhitalizimit të fondit të AQSH-së. Vlerësuar nga drejtuesit e saj si një revolucion i madh në rrjetin arkivor kombëtar, ky aplikacion shënon një fazë të re në mënyrën e kërkimit të shfrytëzimit të Arkivave në 27 vitet e fundit.
Ndërron jetë në moshën 73 vjecare aktori dhe regjisori i njohur Sam Shepard. Sipas mediave të huaja, Shepard vuante nga skleroza laterale dhe vdiq pranë familjes së tij. Shepard ishte edhe skenarist dhe shkrimtar i njohur. Ai fitoi çmime të shumta gjatë jetës së tij dhe u nominua për një ‘Academy Award’ për rolin e ‘Chuck Yeager’ në ‘The Right Stuff’ në 1983.
Festivali botëror i body painting nuk ka reshtuar së befasuari. Artistët dhe modelët janë mbledhur në Klagenfurt të Austrisë dhe kanë pikturuar me ngjyra trupat e zhveshur. Punimet e artistëve i kanë dhënë jetë një show ku trupat nudo të modeleve janë përdorur si një telajo për tu mbuluar me ngjyra nga artistët që morën pjesë në aktivitet.
Këngëtarët e njohur Al Bano dhe Romina Power kanë kënduar në skenën e Caves, në Romë, në turin e tyre të parë italian. ‘Eshtë njësoj si në kohët e shkuara’, ka thënë Al Bano për performancën e tyre. ‘Ne po zbavitemi së tepërmi dhe është gjithmonë si herën e parë’, ka shtuar Romina Power. Ata kanë risjellë këngë të njohura si “Nostalgia canaglia”, “Ci sarà”, “Sharazan”, “Libertà”, “Sempre sempre” dhe ‘Felicita’.
Dekani i Universitetit të Arteve, Ardian Isufi ka reaguar ashpër pasi ka parë bustin e Skënderbeut që do të vendoset në Hungari. Në “Facebook”, ai shprehet se skulptori ka bërë një Skënderbe serb, bullgar apo hungarez, por kurrsesi shqiptar. Isufi sulmon edhe ambasadorin Arian Spasse, të cilin e quan një “injorant me portofol nga Ministria jonë e Jashtme”
Barbara Sinatra, gruaja e katërt e Frank Sinatra vdiq në moshën 90 vjeçare, për shkaqe natyrlae e rrethuar nga familjarët dhe miqtë në vilën e saj në Rancho Mirage, në Kaliforni. E martuar me këngëtarin deri në vdekjen e tij në 1998, për të dy ishte martesa më gjatë (22 vite) Barbara kujtohet edhe për betejat e saj kundër abuzimeve fizike dhe psikologjike tek fëmijët.
Me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, publiku i kryeqytetit do të ketë mundësi që të ndjekë kryeveprat botërore të luajtura me mjeshtëri nga artistë të talentuar që kanë ndërtuar karriera të admirueshme në vende të ndryshme të Europës. Në program do të ketë vepra të rëndësishme nga autorë si Beethoven, Debussy, Gliere, Grieg, Granados, Schubert, Mendelssohn, Schumann dhe Sibelius.
Sipas INSTAT-it, në tremujorin e parë 2017, në Bibliotekën Kombëtare janë afishuar 4.874 botime, 11,6 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i titujve të rinj të librave gjatë tremujorit të parë 2017 është 927, raporton Instituti i Statistikave.
Edi Rama ka përkujtuar skautistët e rinj shqiptarë të krijuar me shtysën e filantropit të madh, ushtarakut britanik Aubrey Herbert. “Semper parati” – “Gjithmonë të përgatitur” ka qënë kahera moto e skautizmit në mbarë botën, si një etapë iniciatike dhe salduese në solidaritet e të rinjve që herët a vonë do të përballen në jetë me vështirësitë fizike dhe shpirtërore të kohës në të cilën jetojnë. shkruan Rama
Trego më shumë