Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Shtetet e Quint-it, në një deklaratë dërguar sot nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, shprehen të shqetësuar me situatën politike në Kosovë. "Kosova është duke u ballafaquar me shumë sfida, ato të tanishme dhe ato afatgjata dhe është përgjegjësi e liderëve kosovarë të krijojnë instituciuonet dhe të ndërmarin reformat e nevojshme që parandalojnë bllokada të tilla në të ardhmen", thekson deklarata.
Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar DokuFest në Prizren u shpallën mbrëmë fituesit e edicionit të 16-të gjatë ceremonisë përmbyllëse në kinemanë e qytetit, “Lumbardhi”. Ndarja e çmimeve vuri në fokus 102 filma, përfaqësues të 50 shteteve gjatë konkurrimit për 6 kategori të ndryshme, duke përfshirë dhe çmimin e audiencës.
Deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës Adem Mikullovci, ka konsideruar se vendimi i PAN-it për bojkotimin e seancës konstituive po e dëmton tej mase Republikën e Kosovës. Mikullovci është shprehur gjithashtu edhe për akuzat që PAN-i ka ngritur kundër tij, duke i mohuar dhe cilësuar krejtësisht të pavërteta. Ai ka theksuar se asnjë seance nuk është caktuar pa u konsultuar me të gjitha partitë politike.
Kyetari i grupit parlamentar i lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka konfirmuar se kryesia e VV-së ka vendosur që Aida Dërguti të vazhdojë ta përfaqësojë partinë në Kryesi të Kuvendit. Dërguti, ka qenë në të njëjtin post edhe gjatë mandatit të kaluar, përmendet edhe si kandidate potenciale për kryetare të Vushtrrisë. Ndërsa LDK, pritet që të propozojë, ministrin aktual të kulturës, Kujtim Shalën.
Bulevardi i ri në Beograd do të emërtohet “Heronjtë e Koshares”, sipas ushtarëve serbë të rënë në Betejën e Koshares duke luftuar me forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vet qytetarët kanë votuar për emrin e bulevardit të ri nga 167 emra. Beteja e Koshares është një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një nga më të suksesshmet në luftën e fundit në Kosovë.
Kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, i nominuar nga koalicioni PAN, në një intervistë të dhënë për Radion “Evropa e Lirë”, shprehet se Kosova brenda 10 ditëve të ardhshme do të krijojë institucionet e reja. Ai thotë se me mbështetjen e partisë Aleanca Kosova e Re, Kosova do të ketë një qeveri gjithëpërfshirëse dhe se kandidati i vetëm për postin e kryetarit të Kuvendit, është Kadri Veseli.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Delawie, është shprehur shumë i shqetësuar në lidhje me progreset që janë bërë në luftën kundër korrupsionit, sidomos ndaj atij të nivelit të lartë. Prokuroria dhe Gjykatat në Kosovë nuk po punojnë aq sa duhet në këtë drejtim, veçanërisht në rastet kur bëhët fjalë për korrupsion dhe kur të akuzuar janë zyrtarë të lartë shtetëror.
Nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami, është shprehur se institucionet e vendit mund të formohen në javën e ardhshme, kur pritet të marrin pjesë të gjithë deputetët në Kuvendit. Përsa i përket kushtëzimeve të VV-së dhe LDK-së në lidhje me votimin e Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit, ai ka theksuar se PDK duhet të tregojë se kush do të jetë kryetar i Kuvendit, sepse kjo është një e drejtë ekskluzive saj.
Behgjet Pacolli, ka komentuar seancën e djeshme në Kuvendin e Kosovës. Ai shprehet se partia e tij është fokusuar në zgjidhje dhe jo në krizë. Më tej, Pacolli kërkon ndërhyrje nga LDK-ja dhe VV-ja që të formalizojnē marrëveshjen që do i jepte fund krizës politike, kurse nga PAN-i kërkon të vijnë në seancë.
Një filial i Pro Credit Bank është grabitur ditën e sotme në Prishtinë. Nga videoja e publikuar duken qartë disa persona të armatosur dhe të maskuar që kryejnë grabitjen. Ndërkohë, në një reagim, banka e nivelit të dytë ka thënë se është grabitur kompania që transporton të ardhurat. Grabitësit janë 3. Dy kapërcejnë gardhin e hekurt të bankës, ndërsa i treti merr thasët me para dhe i fut në makinë.
Trego më shumë