Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Prizreni është mbushur me fotografi të Marubëve. Një pjesë e mirë e arkivit nga Muzeu Kombëtar i Marubit është riaktivizuar në rrugë e mure të qytetit. Duke krijuar një ekspozitë të hapur, të rinjtë janë angazhuar për të përshtatur imazhet e Marubëve përmes metodës sticker art. Organizatorët thanë se synimi është të sillen në ambientet e qytetit dinastitë e familjeve më të rëndësishme shqiptare dhe jo vetëm.
Në një lokal në Podujevë të Kosovës, ku po këndonte reperi Capital T, ka ndodhur një incident. Policia ka ndërprerë performancën ‘live’ të reperit dhe ka ndaluar pronarin e lokalit për prishjen e qetësisë publike. Kjo situatë ka shkaktuar panik tek fansat të cilët ulërijnë të revoltuar ndaj uniformave blu. Capital T është larguar me shpejtësi dhe lokali u mbyll nga policia.
Kuvendi i Kosovës, sërish nuk ka arritur që të zgjedh kryetarin, ashtu siç ishte parashikuar, në seancë nuk morën pjesë deputetët e koalicionit të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës (PAN). Të pranishëm ishin vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe ata të koalicionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re, dhe të Alternativës (LAA).
Gjatë ditës së djeshme, datë 09 Gusht, 2017, Gjykata Themelore në Prishtinë mori vendimin në lidhje me 11 shtetasit e ndaluar, pesë serbë dhe gjashtë shtetas rusë, për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror. Personat në fjalë janë gjobitur me një shumë prej 250 euro, si dhe menjëherë pas pagesës së gjobës, do të dëbohen nga Kosova.
Lëvizja Vetëvendosje, përmes një deklerate, është shprehur se PDK e shpërdoroi "takimin konsultativ" edhe pse u organizua me insistimin saj. Sipas VV-së, ajo refuzoi pa asnjë arsye të qëndrueshme për të marrë pjesë në seancën konstituive, duke shkelur përsëri procedurat parlamentare dhe kushtetuese. Lëvizja Vetëvendosje, në fund ka bërë thirrje dhe njeherë për pjesmarrjen e të gjithë deputetëve në kuvend.
Sot në orën 10:00, pritet të zhvillohet seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës, kryesuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci. Ndonëse kjo forcë dhe LDK kanë konfirmuar pjesëmarrjen, koalicioni PAN, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë, derisa të ketë një propozim të qartë. Mungesa e arritjes së një konsesusi mes partive, ka shkaktuar shqetësime në arenën ndërkombëtare.
Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri I zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit do i nënshtrohet obligimeve ligjore, në lidhje me deklarimin e të ardhurave. Tashmë, në statutin e deputetit, konsiderohet zyrtar i lartë publik dhe fitimet që merr nga profesioni i tij si këngëtar është i detyruar që t’i deklarojë sipas ligjeve në fuqi.
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar sot se Vetëvendosja nuk mori pjesë në takimin konsultativ mes partive sepse mendon se këto takime janë të panevojshme. Konjufca theksoi se “LVV nuk mori pjesë në këtë takim konsultativ, sepse këto takime janë për qëllime të koalicionit PAN. Ky i fundit nuk i ka numrat dhe si rrjedhojë po i kërkon nëpërmjet takimeve konsultative”.
Në Prizren, po zhvillohet edicioni i 16-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit me Metrazh të Shkurtër dhe Dokumentar DokuFest, i cili ka zgjuar interesin e artdashësve të kinemasë. Në festivalin me temën “E ardhmja”, përfaqësohen 50 shtete dhe deri në 12 gusht do të shfaqen, 250 filma, nga të cilët 102 filma janë në garë në gjashtë kategori.
Asdren Gjikolli ka reagon pas aksidentit rrugor ku u përfshi të hënën në tunelin e Kalimashit. Gjiko ka zgjedhur të përshëndesë fansat me një video të postuar në Instagram, ku i falënderon të gjithë ata që u shqetësuan dhe i adresuan mesazhe në rrjetet e tij sociale. Reperi ka sqaruar se nuk ishte ai drejtuesi i mjetit, ndërsa nuk i kursen batutat e tipit: Po të isha unë shofer do “vdisnim”.
Trego më shumë