Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar se koalicioni PAN nuk do të marrë pjesë në seancën konstituive që pritet të zhvillohet ditën e nesërme. Ai është shprehur se partia e tij përfaqëson votat e qytetarëve të Kosovës, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre dhe se është i interesuar qe t’i formojë institucionet, por institucione cilësore.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vučić, është takuar sot me ambasadorin e Kazakistanit në Beograd, Nurbah Rustemov, me të cilin kanë biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. “Tanjug” njofton se gjatë bisedës, presidenti serb ka falënderuar presidentin e Kazakistanit, Nazarbayev për faktin se nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Prokuroria e Kosovës ka fajësuar gjyqësorin se nuk po merr parasysh argumentet e saj në rastet e gjykimit të zyrtarëve të lartë dhe nuk ndihet përgjegjëse që gjykatat po tregohen të “mëshirshme” ndaj të akuzuarve për korrupsion. Përfaqësuesi i saj ka hequr dorë që në seancën e parë kundër shefit të Agjencisë për Produkte Mjekësore, Jeton Shala dhe Driton Gashit, ish-drejtor në Ministrinë e Brendshme.
Gjatë ditës së martë, policia ka arrestuar njëmbëdhjetë persona, 5 serbë dhe 6 rusë. Bazuar në komunikatën e policisë, arrestimi i tyre është bërë për shkak të dyshimeve për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, në lagjen Sekiraqa, në fshatin Metergof të Podujevës. Lidhur me këtë rast, janë njoftuar prokurori kujdestar i shtetit, dhoma e avokatëve si dhe zyra ndërlidhëse ruse në Republikën e Kosovës.
Ambasadorja gjermane në Prishtinë, Angelika Viets shprehet se kriza politike në Kosovë është pasojë edhe e armiqësive të vjetra partiake. Gjithashtu ajo pohon se Kosova ndryshe nga vendet e tjera ka pak përvojë qeverisëse, tani po ndërtohet një Kosovë moderne, ky është një proçes i dhimbshëm, dhe kjo kërkon kohën e saj.Pavarësisht gjëndjes së krijuar, në fund të mandatit, ajo merr një kujtim të bukur me vete.
Shumë vëzhgues mendojnë, se dështimi i zgjedhjes së kryetarit të kuvendit, do ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve të reja. Gazeta gjermane “Taz”, i kushton rëndësi takimit ku partitë politike të diskutojnë për daljen nga kriza si dhe thekson qëndrimin e “Vetëvendosjes”. Sipas saj, ajo do të përfitonte nga zgjedhjet e reja më shumë, duke e cilësuar Kurtin, kandidatin e dëshiruar të gjeneratës së re.
Gjatë ditës së djeshme, pas një takimi të rëndësishëm mes udhëheqësve politik, në Sarajevë, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia, i kanë bërë thirrje Kroacisë të tërheqë vendimin për rritjen drastike të tarifave për importimin e disa produkteve bujqësore, duke kërcënuar se do të hakmerren nëse ajo nuk i rikthen ato në vlerat e mëparshmet deri në fund të javës.
Ambasada gjermane në Kosovë në një intervistë për Telegrafin, është shprehur se Kosova duhet të krijojë sa më shpejt institucionet, ka shumë punë përpara dhe se nuk ka kohë për të humbur. Ajo i’u bën thirrje të gjithë partive politike që të rrisin frymën e bashkëpunimit dhe atë të vullnetit të mirë për të arritur në kompromise konstruktive të pranueshme.
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka përsëritur propozomin se një qeveri gjithëpërfshirëse, do ta nxirrte vendin nga kriza aktuale politike. Pacolli është shprehur se në krye të kësaj qeverie mund të jetë edhe Ramush Haradinaj. Ai gjithashtu ka theksuar që të gjithe liderat politik duhet të kontribuojnë për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme duke lënë menjëanë interesat e tyre personale.
Deputetët e Listës Serbe kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës që është thirrur më 10 gusht. Igor Simiç, deputet dhe zëdhënës i Listës Serbe tha se “ne këmbëngulim që ky proces duhet të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur”. Simiç ka shtuar se do të veprojnë në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe se votojnë për Kadri Veselin.
Trego më shumë