Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Gazetari serb i Deutsche Welle, Nemanja Rujeviç, ka deklaruar se ideja për dialog të brendshëm mbi Kosovën nuk është e keqe, sikur të ishte e sinqertë. Ai konsideron se Vuçiç mendon për çdo gjë në mënyrë taktike e jo në mënyrë politike, dhe se ka luajtur mençur. Sipas mendimit të tij, Kosova kurrë nuk ka qenë temë kryesore për njerëzit para zgjedhjeve, por ka ngarkese të nxehë emocionesh në çdo moment.
Koalicioni i PDK-së, AAK-së, Nismës për Kosovën dhe i partnerëve të tjerë, përmes një komunikate për shtyp, kanë reaguar kundër vendimit të kryesuesit të seancës konstituive për vazhdimin e kësaj seance gjatë ditës së enjte. Ata kanë pohuar që ky vendim dëshmon qartë se, kryesuesi i seancës konstituive është vënë të shërbim të plotë vetëm të një subjekti politik.
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në tunelin e Kalimashit, në të cilin është përfshirë reperi shqiptar Asdren Gjikolli, i njohur ndryshe me emrin e skenës Gjiko. Makina e reperit është përplasur me një kamion në brendësi të tunelit. Nuk dihet ende gjendja e reperit. Fansat e reperit janë shqetësuar për këtë ngjarje të rëndë, e sidomos ata që po e prisnin me padurim koncertin e tij në Velipojë.
Kryeministri Mustafa, në kuadër të Qeverisë së Kosovës, emëroi 4 ministra të rinj: Ministër të Financave, zëv/ministrin e deritashëm, Agim Krasniqi, ministre të Kulturës Rinisë dhe Sportit, shefen e deritashme të Stafit në Kryeministri, Vlora Dumoshi, ministër të Infrastrukturës, zëv/ministrin e deritashëm, Hanefi Muharremi, dhe ministër të Punës dhe Mirëqenies Sociale, zëv/ministrin, Safet Kamberi.
Në takimin mes shefave të grupeve parlamentare ditën e mërkurë, nuk pritet asgjë konkrete për ta zhbllokuar situatën politike në vend. Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, shprehet për gazetën “Zëri” se aktualisht nuk po sheh dritë në fund të tunelit. Ndërkohë dy blloqet tjera politike, lëvizja “Vetëvendosje” dhe koalicioni LAA, kërkojnë që marrin pjesë në seancë dhe ta propozojnë kandidatin e tyre.
Kryetari i Unionit të Malazezve të Kosovës, Slobodan Vujičić u ka bërë sot thirrje deputetëve dhe liderëve të partive shqiptare që të formojnë institucionet dhe të mos thellojnë krizën politikën për shkak të interesave personale. Ai në një komunikatë për media ka tërhequr vërejtjen se nëse nuk formohen institucionet “Kosova do të bjerë në humnerë dhe se për popullin do të pasojë vuajtja dhe ferri”.
LLRS, ish-Ministri i Jashtëm serb, Vuk Drašković ka thënë se Serbia duhet të pranojë dhe ta njohë realitetin e Kosovës. Ai bëri thirrje për pranimin e planit të Ahtisaarit të vitit 2007, si një bazë për vazhdimin e dialogut të Brukselit. Sipas tij, realiteti është se pavarësia e Kosovës njihet nga “shumica dërrmuese e shteteve anëtare të OKB-së dhe BE-ja”.
Gjatë kësaj jave u mbajt seanca konstituive për zgjedhjen e kryeparlamentarit në Kosovë, por që nuk arriti të përfundohej me sukses. Analistë politikë mendojnë se zgjidhja më e mirë e kësaj situate do të ishte që të konstituohet Kuvendi, por ata nuk i përjashtojnë si mundësi edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme, si shkak i kalimit të afateve.
Një ndër themeluesit e LDK-së, Milazim Krasniqi, ka thënë se: “Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk e ka problem që ta bllokojë Kosovën bashkë me VV-në, që e sulmuan me molotov edhe në shtëpi”. Krasniqi më tej shkruan se Isa Mustafa nuk ka kundërshtar në LDK, sepse ka shumë frikacakë që nuk kanë guxim ta sfidojnë. Krasniqi shton se nëse dikush është në frymën Rugoviane, është Teuta, e bija e Ibrahim Rugovës.
Kryeministri Rama është takuar me pretendentin për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj në Dhërmi. Dy politikanët kanë pirë kafe së bashku e me këtë rast kanë bërë edhe një fotografi. Anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj e ka konfirmuar këtë takim dhe ka treguar se është biseduar edhe për situatën aktuale politike në Kosovë.
Trego më shumë