Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Nisja e gushtit, ka bërë që dogana e Morinit në Kukës të përballet gati çdo ditë me fluks lëvizjesh. Sot është shënuar numri më i madh i pushuesve nga Kosova e Maqedonia, për këtë sezon që kanë kaluar Morinin. Piku i fluksit arriti në orën katër të mëngjesit dhe deri në orën shtatë kanë kaluar në Morinë 11 mijë qytetarë e mijëra autovetrura sikundër dhjetëra autobuzë të shoqërive turistike.
Vijojnë kërcënimet ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava. Gurëthemeli i Xhamisë Qendrore sot është mbushur me mesazhe kërcënuese për Thaçin e Tërnavën. Policia e Kosovës ka njoftuar ditë më parë se ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli sërish ka thënë se qeveria gjithëpërfshirëse është zgjidhja më e mirë për daljen nga kriza. Ai tha se një qeveri gjithëpërfshirëse do të punonte për zgjidhjen e problemeve që ka vendi. Pacolli tha të caktohet afati, të krijohet qeveria gjithëpërfshirëse dhe të punohet në zgjidhjen e problemeve që e kanë pushtuar vendin.
Nëna pensioniste e kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit ka blerë një apartament në Shëngjin. Dokumenti është publikuar nga Radio Televizioni i Kosovës. Në bazë të deklarimit të pasurisë, rezulton se Ahmeti, ka pasuri të patundshme vetëm banesën e trashëguar nga prindërit, nërsa familjarët e tij vazhdojnë t’i shtojnë pasuritë, përfshirë edhe blerjen e pronave në bregdet.
Pas shtyrjeve të njëpanjeshme të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës si pasoje e bojkotit nga ana e deputetëve të koalicionit PAN, në mbledhjen e fundit gjatë ditës së sotme, u zhvillua proçesi i votimit ku nga 120 deputet që morën pjesë, pas numërimit, rezultati vijoi me 60 vota pro dhe 60 kundër, duke bërë që tentativa për zgjedhjen e kryetarit të ri të dështojë sërish.
Mungesa e prezencës e të gjithë deputetëve të koalicionit PAN në Kuvendin e Kosovës, ka çuar përsëri në shtyrje të seances. Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci ka konfirmuar që seanca e radhës do të fillojë sot në orën 12:00, pasi u aprovua nëpërmjet votimit nga deputetët që ishin të pranishëm në sallë.
Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot seancën për krijimin e Kuvendit, pasi një ditë më parë nuk u arrit që të zgjidhte kryetarin e ri dhe nënkryetarët. Seanca është thirrur nga drejtuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, por pjesëmarrjen në seancë e kanë kundërshtuar deputetët e koalicionit PAN.
Kuvendi i Kosovës dështon në zgjedhjen e kryetarit të ri si pasojë e mosprezencës së deputetëve të koalicionit PAN, duke përfshirë dhe PDK-në, AKR-në dhe Nismën. Ndërkohë që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të koalicionit LDK-AKR-Alternativa kanë qenë të pranishëm në seancën e orës 15:00. Si pasojë e mungesave në fjalë, kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci ka konfirmuar që seanca do të vijojë nesër në ora 10:00.
Mëngjesin e sotëm, në autostradën e kombit, në Vërmicë-Morin, ka patur fluks të udhëtarëve nga Kosova drejt bregdetit të Shqipërisë, ku kalohej në kolonë 2000 metra për 50 deri 60 minuta. Ndërsa dje në mëngjes kolona ishte 1000 metra. Në dy vendkalimet e tjera kufitare, në Qafë të Prushit kalohej për 2-3 minuta e në Qafë të Morinës për 1-2, bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.
Isa Mustafa në ditën kur pritet konstituimi i Kuvendit ka thënë se LDK është parti e idesë dhe rrugës së Ibrahim Rugovës. Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ata që shkelin qëndrimet e LDK-së cënojnë vlerat më sublime të saj, kjo për shkak të dyshimeve se deputetë të kësaj force mund të mbështesin koalicionin PAN, duke i dhënë mundësinë për krijimin e qeverisë.
Trego më shumë