Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ilir Meta priti sot në një takim kortezie Kryetaren e Komunës së Preshevës, zonjën Ardita Sinani. Presidenti vuri në dukje interesimin e tij të vazhdueshëm, ndaj problemeve dhe kërkesave për zgjidhje, të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Preshevës dhe shqiptarëve të Luginës në përgjithësi. Sinani i uroi Metës suksese në detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet të enjten ku do ti bashkohet dhe një anëtare e re e asamblesë. Ajo është Saranda Bogujevci, e cila i mbijetoi 16 plumbave dhe humbi 14 anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe dy vëllezërit, gjatë sulmit brutal të ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve etnikë në 1998-99, transmeton Indeksonline.
Kosovarja me inicialet H.H, ka treguar se si paramilitarët serbë nga kolonat e refugjatëve i ndanin femrat më të bukura dhe i dhunonin me ditë." Ata i marrnin femrat më të bukura dhe i dhunonin brenda shtëpive të braktisura" citon ndër të tjera shtetësja. Dy muaj e gjysmë ajo kishte bashkëjetuar me një paramilitar në një dhomë dhe në dhoma të tjera kishte gra që mbylleshin dhe dhunoheshin njesoj.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot miratoi nismën për aderimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare të policisë kriminale INTERPOL. Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj theksoi se “kemi ndërmarrë të gjitha masat që të sigurojmë mbështetje nga shtetet anëtare të INTERPOL-it”. Isa Mustafa tha se është një nismë e rëndësishme për Kosovën dhe shanc për anëtarësimin në INTERPOL.
Albin Kurti, ka thënë se pushteti në Kosovë ka ndarë e përçarë popullin ndërsa ka bashkuar të korruptuarit e kriminelët. “Ne do t’ia shërojmë plagët popullit, që ia kanë shkaktuar qeveritë njëra pas tjetrës. Për këtë gjë kemi edhe vullnet edhe program, edhe guxim edhe dije. Qeveria e Vetëvendosjes, me zemër e mendje, do t’i bashkojë qytetarët”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Koalicioni PAN ka arritur që t’i sigurojë votat për krijimin e Qeverisë. Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për krijimin e Qeverisë do të mbahet këtë të premte, saktësisht me datën 4 gusht. Ndërkohë një ditë para, më 3 gusht Kuvendi do ta mbajë seancën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit , të nominuarin e koalicionit PAN, Kadri Veselin.
Aleksandar Vuçiç, ka thënë se për të mbyllur një herë e përgjithmonë çështjen e Kosovës, të dyja palët duhet të “humbin nga pak”. Vuçiç ka pranuar edhe një herë se kjo është një temë e dhimbshme për serbët. I pyetur se çfarë është në gjendje të jap Serbia për arritjen e marrëveshjes, Vucic tha se për këtë nuk diskuton publikisht.
Aleksandar Vuçiç tha në Nish, se nisma e tij për dialogun e brendshëm rreth Kosovës është një iniciativë që çdo njeri serioz dhe i përgjegjshëm do të duhet ta ndërmarrë. Ai ka deklaruar se sot nuk do të kishin financa të qëndrueshme, Ligj të Punës, ekonomi të qendrueshme, po të kishte bërë “vetëm atë që i pëlqen njerëzve”. Vuçiç ka shtuar se nuk ka ofruar zgjidhje por vetëm bisedime për Kosovën.
Policia e Kosovës njoftoi sot se është djegur makina e politikanit lokal serb, Oliver Ivanoviç, në veriun e Mitrovicë të banuar me shumicë serbe. Policia beson se makina është djegur qëllimshëm dhe rastin po e trajton si vepër penale, por nuk dihet ende asgjë për motivet apo autorët e mundshëm të incidentit.
Fondi për Sigurimin e Depozitave të Kosovës dhe Agjencia e Sigurimit të Depozitave e Shqipërisë nënshkruan marrëveshjen e dytë të bashkëpunimit. Përmes kësaj marrëveshje palët kanë shprehur angazhimin e tyre për shkëmbimin e informacioneve, dokumentave dhe punonjësve me qëllim rritjen e kapaciteteve institucionale në fushën e sigurimit të depozitave.
Trego më shumë