Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Republika e Kosovës do të humbasë 16 milionë euro kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, pasi më 4 gusht përfundon një marrëveshje ekonomike më këtë Fond, bëjnë të ditur zyrtarë të Qeverisë në largim të Kosovës. Për shkak të mosformimit të institucioneve të reja, autoritetet në Prishtinë nuk kanë mundësi që të negociojnë me FMN-në për ndonjë program të ri.
Ramush Haradinaj, ka pritur sot në zyrën e tij ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Dritan Demiraj. Ai thotë se me Demirajn kanë dakordësuar që Kosova dhe Shqipëria janë faktorë stabiliteti në rajon dhe se përfshirja e Kosovës në strukturat rajonale-evropiane dhe ndërkombëtare të sigurisë, e forcon bashkëpunimin dhe është në funksion të stabilitetit.
Tre burra dhe një grua kanë vdekur në një aksident në Prishtinë, Kosovë. Një automjet me targa gjermane ra nga ura në hyrje të Prishtinës. Në mjet po udhëtonin pesë qytetarë, tre meshkuj dhe dy femra. Emrat e viktimave nuk janë bërë ende të ditur. Vetëm njëra nga gratë që po udhëtonte me makinë ka arritur të shpëtojë por gjendja e saj në spital ende nuk është e stabilizuar.
Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Korab Sejdiu, ka thënë edhe një herë se partia e tij dhe koalicioni në të cilin gjenden nuk do ta votojnë Haradinajn për kryeministër dhe as Veselin për kryetar kuvendi. Ai theksoi më tej se këtë veprim nuk do ta bëjë as Labinot Tahiri, deputeti i zgjedhur i AKR-së, duke iu referuar kështu deklaratave të më hershme të Tahirit.
Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, i është kundërpërgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje, ku i kërkon llogari për punësimin e kundërligjshëm të 486 njerëzve. Me anë të një komunikate dërguar mediave, PDK-ja e Prishtinës, thotë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të përballet me disa shkelje, mes tyre edhe hedhja e molotovit, gurëve dhe shkatërrimi i pronës publike e private në Prishtinë.
Kreu i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradainaj ka uruar Ilir Metën me marrjen e detyrës së re si president i Republikës së Shqipërisë. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Hardianaj shpreh konsideratën dhe besimin se Meta do luajë rol të rëndësishëm në modernizimin e shtetit shqiptar.
Presidenti i Kosovës ka uruar Ilir Metën pas marrjes së detyrës së re si president i Republikës së Shqipërisë. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Thaçi thotë se ka biseduar në telefon me Metën, ku kanë bashkëbiseduar për perspektivën evropiane të dy vendeve si dhe forcimin e bashkëpunimit.
Hashim Thaçi, vendosi që mbledhja e parë e parlamentit të Kosovës të mbahet më 3 gusht. Vendimi i tij pasoi një mbledhje të ftuar prej tij me subjektet politike që kanë fituar vende në parlamentin e Kosovës, së cilës i ishte përgjigjur vetëm koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.
Aleksandër Vuçiç, ka mbështetur idenë e vazhdimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, në nivelin e krerëve të shtetit. Vuçiç shkruan se është momenti që të ketë bisedime, ndërsa thekson rëndësinë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve duke shmangur konfliktin. Sipas tij, kjo është rruga e vetme që mund të dërgojë Serbinë dhe rajonin drejt një të ardhmeje më të sigurt, me ekonomi të fortë dhe prosperitet.
Mesfushori Mentor Mazrekaj është kthyer të luajë për skuadrën e kryeqytetit të Kosovës pas 4 viteve të kaluara te Partizani në Kategorinë Superiore. 28-vjeçari nuk arriti të shndërrohej kurrë në një futbollist që të udhëhiqte skuadrën drejt synimit madhor të titullit kampion. Problemet me dëmtimet dhe sjellja shpeshherë problematike e penguan shkëlqimin e pritur të Mazrekajt te Partizani.
Trego më shumë