Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryeministër në detyrë, Isa Mustafa, ka deklaruar se LDK nuk do të votojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.Këto komente Mustafa i bërë pasi ka përfunduar takimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka përmbushur detyrimet e saj ndaj qytetarëve të Kosovës.
Aleksandar Vuçiç pohoi se një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mund të arrihej vetëm nëse ka pajtim nga të dyja palët. Sipas Vuçiçit dy gjëra janë tejet të rëndësishme. “Së pari, unë mendoj se kjo çështje është shumë e vështirë të zgjidhet. Shanset janë të vogla, por edhe pse të vogla është me vlerë të provohet, sepse ne jemi të interesuar për të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha presidenti serb.
Pas shkëlqimit të Elseid Hysajt, skuadra e Napolit ka shfaqur interes për një tjetër futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për sulmuesin e përfaqësueses se Kosovës, Arbër Zeneli. Drejtori i Napolit, Giuntoli, e ka ndjekur Zenelin gjatë gjithë sezonit dhe për të ai është një lojtar tepër i vlefshëm. Në sezonin e shkuar, sulmuesi realizoi 6 gola dhe 5 asist në 29 takime si titullar.
Behxhet Pacolli dhe kompania e tij “MabCo Sontructions” ka paditur Qeverinë e Kosovës, përkatësisht Ministrinë e Drejtësisë. Padia e kompanisë në pronësi të Pacollit ka të bëjë me rastin e Hotel Grandit të cilin Pacolli e kishte blerë e më pas i ishte anuluar ky privatizim. Kjo temë ka qenë një ndër më të komentuarat në vitet e fundit në Kosovë, sa i përket skandaleve të privatizimit në vend.
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Ish-ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit të Kosovës dhe ish-lider i UÇK-së, kishte parashtruar një kërkesë për t’u pajisur marrjen e shtetësisë shqiptare.
Tadiç deklaroi se Vuçiç dhe Nikoliç, kanë mashtruar qytetarët. “Me nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit kanë pamundësuar të luftojmë edhe për atë që deri atëherë ishte e mundur të fitohej, çdo marrëveshje për çështje të tilla shërben për ndarjen e përgjegjësive sa për të thëne se bëjmë dialog”, shprehet Tadiç. Ai thekson se plani i tij prej katër pikash, pas nënshkrimit të marrëveshjes nuk ka më vlerë.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të Nismës, Skënder Reçica u takuan me Stephen Banks, zv. Shefi i misionit të SHBA në Kosovë. Gjatë këtij takimi të zhvilluar në zyrat e Nismës për Kosovën, diskutuan për situatën pas certifikimit të zgjedhjeve të 11 qershorit, dhe për thellimin e bashkëpunimit dhe komunikimit.
Dy persona janë vrarë pas mesnatës, në një pyll në afërsi të fshatit Kosuriq të Pejës. Dy viktimat vëllezër, njëri 29 dhe tjetri 31 vjeç, janë qëlluar me armë zjarri në pyll dhe si pasojë kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka thënë se dialogu me Kosovën është në interes të Serbisë dhe se do të dëshironte që Prishtina dhe Beogradi të arrijnë marrëveshje. Gjuriç është shprehur se është në interes të Beogradit të dialogojë, por marrëveshja eventuale duhet të jetë në interes të popullit serb. Ai tha e Serbia asnjëherë nuk iu ka ikur bisedimeve.
Pjesëmarrja ose jo e Listës Serbe në Qeverinë e ardhshme të Kosovës, do të varet nga plotësimi i kërkesave të këtij subjekti politik, thotë shefi i Zyrës për marrëdhënie me media i Listës Serbe, Igor Simiq. Ai shtoi se Serbia është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha subjektet politike që përfaqësojnë shumicën shqiptare dhe që janë të gatshëm që t’iu qasen problemeve të pazgjidhura të komunitetit serb.
Trego më shumë