Kryeministri Haradinaj, ka pohuar se me liberalizimin e vizave, Kosova nuk do të eksportojë azilkërkues, kriminelë apo pasiguri në Evropë, por qytetarë të ndershëm që duan të jenë të barabartë me qytetarët e tjerë evropianë. Këto komente, ai i bëri gjatë Takimit të Nivelit të Lartë të Sundimit të Ligjit, i cili mbledh krerët e të gjitha institucioneve të Kosovës nga fusha e sundimit të ligjit.