Sipas disa studimeve, vaji i misrit dhe i lulediellit, kur nxehen formojnë substanca-aldehide, të cilat kanë efekt kancerogjen dhe nxitës për shumë probleme shëndetësore, si: dëmtim të arterieve, tension të lartë, inflamacion gjatë shtatzënisë dhe ulçer. Vajrat bimor si i misrit dhe lulediellit përmbajnë acide lyrore omega 6. Kjo bën që konsumi i tepruar i tyre të deformojë raportin e yndyrnave në tru.