Gjumi i mirë i natës është faktori kryesor për një ditë me energji, shëndet të mirë dhe pamje të freskët. Koha optimale për gjumin e natës është 6-8 orë pandërprerë. Por, ekzistojnë shumë faktorë që prishin relaksin dhe pengojnë gjumin gjatë natës. Ekspertët identiikojnë disa faktorë që janë armiq të vërtetë të gjumit si: Uria, ndriçimi, stresi, celulari, dysheku, ushtrimet, alkoli dhe kafeina.