Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Në konferencën për shtyp në përfundim të mbledhjes së Qeverisë në Fier, Kryeministri Rama u ka bërë thirrje fermerëve që të bashkohen sepse "është në interesin e çdo fermeri që të bashkohen dhe në interesin e ekonomisë së tyre dhe interesin e ekonomisë kombëtare". Ndër të tjera, Rama theksoi se "do të ketë ulje në 6% të TVSH për të gjithë ata që do të ndërmarrin nisma në agro-turizëm”.
Kryeministri Edi Rama ka dekalaruar se qeveria mbështet projektin e transformimit të qendrës së Fierit dhe se qeveria ka miratuar një paketë investimesh deri në vitin 2021 për ketë qark. Kryeministri tha se së shpejti do të nisë rindërtimi i rrugës Fier-Seman. "Interesimi ynë nuk është vetëm transformimi urban në bashkinë e vjetër, por edhe një sërë politikash nxitëse në funksion të fermerëve", tha ai.
Lulzim Basha bashkëbisedoi sot me fermerë dhe banorë të Njësisë Administrative Shushicë, në Elbasan. Basha prezantoi planin e Partisë Demokratike për bujqësinë, ndërsa u tha fermerëve se vendosja e NIPT-it nga e ana e qeverisë ishte karremi për të vendosur TVSH-në për ta. Fermerët e Elbasanit u shprehën kundër vendosjes së TVSH-së, pasi sipas tyre kjo do t’i rrënojë përfundimisht.
Kryedemokrati Basha është takuar me fermerë të Elbasanit ku ka deklaruar se qeveria dhe Edi Rama po përpiqen të bëjnë një kolektivizim të dytë të fshatit. Kreu i PD-së është shprehur se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që nuk ka subvencione për fermerët. "Këtu jo vetëm nuk ka dhënë subvencion por po bëhet gati tu marr 20% të TVSH për çdo pjeshkë, mollë duke i konsideruar biznes i vogël”, tha Basha.
Ministri Peleshi ka reaguar ndaj paraardhësit të tij Edmond Panariti lidhur me subvencionet e fermerëve. “Do të shohim ndryshimin cilësor në terrenin e jetës reale të fermerëve të vegjël që do të kthehen në shembull nxitës. Dhe kolegu im nuk duhet të shfaqet i mërzitur nga ky ndryshim, se fermerëve pa dallim u duhet bujqësia jo LSI-ja”, ka cituar ai.
Ish-Ministri, Edmond Panariti ka deklaruar se skema e Qeverisë për mbështetjen financiare të fermerëve ndëshkon të vegjlit dhe favorizon sipërmarrësit. Nga ana tjetër, Panariti bëri publik edhe propozimin e LSI-së. “Fondet e mbështetjes financiare për fermerët, blegtorët dhe bujqit të shkojnë si mbështetje direkte për ta, ndërsa sipërmarrja e madhe bujqësore të mbështet me kredi të favorshme”, vijoi ai.
Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti është shprehur se partia e tij është kundër bujqësisë së latifonedeve. Në një status në "FB", Panariti shprehet se është kundër idesë që bujqësia të lihet në duart e një grushti landlordësh. “LSI është për konsolidim të tokës dhe fermës me anë të bashkimit dhe bashkëpunimit të fermerëve duke i mbështetur me lehtësim taksash”, ka deklaruar ai.
Ministri i Peleshi, gjatë fjalës së tij në panairin e turizmit “ExpoCity”, deklaroi se turizmi nuk duhet të jetë i fokusuar vetëm drejt bregdetit, por rëndësi e veçantë do ti kushtohet agroturizmit. “Çdo ministri apo qeveri në 25 vite e ka thënë që turizmi është prioritet. Ndërsa MB ka një rol thelbësor për të luajtur. Ne po i japim një komponent të ri që është Agroturizmi”, ka theksuar ai.
Është shtyrë deri më 27 Prill afati për masat e investimeve në agroturizëm. Nga data 28 Shkurt deri në datën 28 Mars kanë aplikuar 5852 fermerë për 52 masat e investimeve dhe mbështetjes direkte në bujqësi dhe blegtori. Vihet re një rritje prej mbi 20% e numrit të aplikuesëve. Fermerët kanë aplikuar me 0 dokumenta dhe asnjë kosto, në 36 pika asistence në të gjithë vendin.
Kryeministri Rama, gjatë një takimi me fermerët e Librazhdit, bëri të ditur se ashtu si legalizimi i ndërtesave të ndërtuara në tokë shtetërore, do të veprohet me tokat shtetërore që janë mbjellë tashmë me pemë të ndryshme. Rama shtoi se bujqësia ka dy realitete, suksesi ku njerëzit fitojnë dhe varfëria e njerëzve që presin nga qielli. Ai u kërkoi fermerëve të bashkohen në shitjen e prodhimeve.
Trego më shumë