Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Këshilli i Ministrave vendosi një rishpërndarje fondesh në buxhetin e vitit 2018, ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, për sigurimin e bazës ushqimore për blegtorinë në zonat e përmbytura në Shkodër. Këshilli i ka akorduar një fond prej 20 milionë lekësh Ministrisë së Mbrojtjes për të ndihmuar zonat e përmbytura.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ndodhet për një vizitë zyrtare në Holandë, ku zhvilloi një takim në ministrinë homologe. Gjithashtu, në kuadrin e kësaj vizite ai vizitoi universitetin numër një në botë për inovacionin në bujqësi, Wagenigen University. Gjatë fjalës ai i njohu të pranishmit me mundësitë që ofron Shqipëria për të investuar në këtë sektor.
Agjencia e Trajtimit të Pronave ka publikuar listën me 4900 pronarë, të dosjes së vitit 1996, të cilëve u është njohur e drejta për kompensim. Lista me vlerësimin përfundimtar për subjekte është botuar në faqen zyrtare të ATP-së dhe përmban të dhëna lidhur me numrin e vendimit, gjeneralitetet e subjekteve të shpronësuara, sipërfaqja e njohur për kompensim, mangësitë në dokumentacion apo vlerësimin përkatës.
Gjatë një vizite në qarkun e Gjirokastrës, Ministri Peleshi vizitoi një stabiliment modern të përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij. Peleshi ka deklaruar se ka ardhur momenti, që i gjithë tregu të hyjë në një regjim dhe disiplinim, sipas standardeve evropiane. Ministri theksoi se kjo është e vetmja rrugë që të rriten sektorë të tillë dhe në tërësi e gjithë ekonomia shqiptare.
Gjatë fjalës së tij në seancën e djeshme plenare, ku po diskutohet skema e ndryshuar e ndihmës sociale, Ministri Peleshi u ndal te kostot elektorale që mund të ketë kjo reformë. Duke i cilësuar bujqësinë si një ndër sektorët e rëndësishme të ekonomisë në vend, ai theksoi se janë dyfishuar fondet për skemat mbështetëse ndaj fermerëve dhe brenda katër viteve do të përfundojë dhënien e titujve të pronësisë.
Kompania Bankers Petroleum dhe Bashkitë Roskovec e Patos po bashkëpunojnë për të mundësuar përfitimin e fondeve financiare nga fermerët e zonës, të cilët nuk i aksesojnë dot këto fonde sepse nuk kanë njohuri të mjaftueshme si të ndërtojnë një plan biznesi. Ndaj në dispozicion të tyre do jetë organizata e konsulencës CBS, për t’i ndihmuar ata në hartimin e projekteve që të përfitojnë nga fondet e AZHBR-së.
Kreu i PAA-së, Agron Duka shprehet se qeveria shqiptare duhet të ketë një strategji afatgjatë për zhvillimin rural të vendit. Ai, edhe pse pranon që tani qeveritarët po i kushtojnë shumë vëmendje bujqësisë, prapë është skeptik dhe argumenton se janë burokracia dhe faktorë të tjerë që pengojnë që fermeri të përfitojë subvencione. Sipas tij, tani është momënti që të punohet shumë në zhvillimin e këtij sektori.
Ministri Ahmetaj ka zhvilluar një takim me fermerë në Maliq të Korcës, për të diskutuar mbi skemën e pensioneve në fshat. Në fjalën e tij, Ahmetaj theksoi se qeveria në vitin 2014 ndërmori një reformë të thellë në pensione, duke bërë një lëvizje të rëndësishme për herë të parë në më shumë se 30 vite, me ofrimin e pensionit social prej rreth 8 mijë lekë në muaj për ata që nuk kanë paguar sigurime.
Kryeministri Edi Rama ftoi fermerët t’u drejtohen pikave të aplikimit për të përfituar nga fondi mbi 2 miliardë lekë dedikuar zhvillimit të tokës. Skema kombëtare mbështet rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve bujqësore, përmirësimin e zinxhirit të sigurisë ushqimore të produkteve blegtorale, rritjen e vlerës së produktit, nxitjen e prodhimit vendas dhe produkteve tradicionale, etj.
Kryeministri i vendit përmes “FB-së”, ka dhënë informacion për gjithë të interesuarit se si mund të përfitojne 50% të investimit të tyre në rritjen e standardeve dhe sigurisë ushqimore duke aplikuar në skemën përkatëse. “Me këtë ftesë për të gjithë fermerët që të përfitojnë 50% të investimit duke aplikuar në skemën kombëtare të mbështetjes për bujqësinë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar ai.
Trego më shumë