Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Erdogan deklaroi sot se Turqia nuk do të lejojë kurrë milicët kurdë, të krijojnë një shtet kurd në veri të Sirisë. Turqia e konsideron Partinë e Unionit Demokratik Kurd dhe degën e saj të armatosura, si organizatë terroriste nga Ankaraja dhe aleatët perëndimorë.
Sulmi ajror i koalicionit të udhëhequr nga SHBA ka vrarë të paktën 42 civilë në qytetin sirian Ar Raqqah gjatë 24 orëve të fundit. Mësohet se mes të vdekurve janë edhe 19 fëmijë dhe 12 gra. Sulmi ajror me bombë është ekzekutuar pasi koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte targetuar lagjet e kontrolluara nga ISIS.
Rusët do ti marrin vizat për në SHBA vetëm në Moskë, jo më në konsulatat e përgjithshme në qytetet e tjera të vendit. Pas detyrimit të punonjësve të misionit diplomatik amerikan të largohen, Washingtoni ka kufizuar dhënien e vizave për rusët.
Në lidhje me luftën në Afganistan, Presidenti Donald Trump u shpreh se, një tërheqje e parakohshme nga Afganistani do të krijonte lehtësi për terroristët dhe do i ndihmonte ata të mobilizoheshin dhe të kërcënonin Amerikën. Objektivat amerikane në Afganistan janë eleminimi i ISIS-it dhe moslejimi i marrjes së pushtetit nga talebanët.
Vizat për në SHBA do të pezullohet përkohësisht për qytetaret rus, duke filluar nga nesër, për shkak të reduktimit të presonelit diplomatik të kërkuar nga Moska, në përgjigje të sanksioneve, njoftoi sot ambasada amerikane. Autoritetet ruse i kishin kërkuar Washingtonit të reduktonte personelin nga 755 persona në 455, në nivelin e efektivëve të përfaqësive ruse në SHBA.
Një sherr mes shokësh, për pak sa nuk ka përshkallëzua në tragjedi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mes një blloku pallatesh lagjes nr.1, ku 3 të rinj i kanë zënë pritë dhe janë konfliktuar me 32-vjeçarin Alban Baxheri, i cili ndodhej bashkë me të birin 4 vjeç. E gjithë zbardhja e ngjarjes është mundësuar nga kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë.
Ish-deputeti socialist, Hamit Kosta është shoqëruar në policinë e Elbasanit ditën e sotme pas një konflikti me ish gruan e tij. Arrestimi u bë menjëherë pas denoncimit të bërë nga vetë ish bashkëshortja.
Presidenti amerikan, nëpërmjet një postimi në “Twitter” është shprehur se terrorizmi islamik radikal duhet të ndalohet me çdo lloj mjeti të nevojshëm, duke mos dhënë më shumë sakstësime se çfarë nënkuptonte me këtë. Ai ka dënuar ashpër sulmin e ndodhur në Barcelonë, si dhe ka premtuar ndihmën e SHBA-së për autoritetet spanjolle.
Gjatë ditës së djeshme, dy persona janë arrestuar pasi akuzohen se kanë penguar punimet e ujësjellësit të qytetit të Kukësit. Të arrestuarit janë Fatmir Qerimi, 45 vjeç dhe Maksim Mustafa, 43 vjeç, të dy banues në fshatin Lojme. Policia shprehet se po proçedohen në gjendje të lirë edhe 6 banorë të tjerë të këtij fshati.
Staffan de Mistura, i dërguari special i OKB-së, për Sirinë, është shprehur se Kombet e Bashkuara shpresojnë që gjatë muajit tetor ose nëntor të zhvillohen “negociata serioze”, mes qeverisë siriane dhe opozitës. Gjithashtu ai ka cituar se po presim shumë nga Rusia, Irani dhe secili vend që ka ndikim të madh, si dhe nga vetë qeveria siriane që të jetë e gatshme për diskutime, kur të ftohet në Gjenevë.
Trego më shumë