Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Një ditë pas deklaratave të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Caushoglu se zona e disa ishujve të Egjeut ka status të kontestueshëm dhe se mes Turqisë e Greqisë nuk ka një marrëveshje për ndarjen e kufijve detarë, ka reaguar presidenti grek, Prokopis Palvlopulos duke u shprehur se jemi të përgatitur për të mbrojtur kufijtë, territorin dhe sovranitetin e vendit tonë, i cili është edhe sovraniteti i BE-së.
Ministri turk, Omer Çelik, i ngarkuar me çështjet e BE-së, ka reaguar ashpër ndaj Angela Merkel-it, i indinjuar prej komenteve të saj mbi frenimin e ekspansionit të një unioni doganor mes Ankarasë e Brukselit. Kancelarja, u tregua mjaft e prerë duke mohuar një mundësi të tillë, pas mosmarrëveshjeve që kanë shpërthyer prej masave të ashpra të ndërmarra në vazhdën e tentativës së dështuar për grusht shteti.
Gjenerali amerikan Joseph Dunford, është shprehur se një luftë me Korenë e Veriut do të ishte e llahtarshme. Tensionet mes Washingtonit dhe Penianit kanë mbërritur pikën kulmore javët e fundit, ku sipas këshilltarit më të lartë ushtarak të presidentit Trump, shpërthimi i tyre në një konflikt të armatosur do të ishte lemerisës.
Ngjarjet e ndodhura gjatë ditës së shtunë në Sharlotsvill, të Virxhinias, kanë rihapur debatet e vjetra rreth statujave dhe simboleve të tjera të Konfederatës. Një pjesë, kërkojnë heqjen e këtyre simboleve, ndërsa shumë të tjerë shprehen se historia nuk duhet të fshihet. Shkaku i protestave dhe kundër protestave Sharlotsvill ishte çështja e heqjes së një statuje të gjeneralit Robert E. Lee të Konfederatës.
Idea e Aleksandar Vučić-it, për dialog dhe "pajtim historik me shqiptarët" është pritur me komente dhe reagime të ndryshme. Gjigandi mediatik gjerman “Deutsche Welle” analizon apelet e bëra, disa e brohorasin si vizionar, ndërsa kritikët dyshojnë se mos bëhet fjalë për një manovër taktike. Ndonëse posti i kreut të shtetit në Serbi është përgjithësisht simbolik, Vučić i ka dhënë atij një dimension tjetër.
Presidenti Trump do të takojë të premte këshilltarët e tij për Sigurinë Kombëtare, për të diskutuar strategjinë amerikane në Afganistan dhe Azinë Jugore. Admininstrata është e ndarë, për atë se çfarë duhet bërë më tej, pas pyetjeve të presidentit Trump, se cila është arsyeja pse forcat amerikane nuk e kanë fituar luftën më të gjatë në historinë e SHBA-së, ndërsa Pentagoni rekomandon shtimin e trupave.
Zyrtarët në Ukrainë kanë mohuar akuzat se një uzinë armësh në vend, mund të ketë furnizuar me teknologjinë për prodhimin e motorëve të përdorur në raketat e Koresë së Veriut. Shërbimi ukrainas intervistoi ekspertin që ngriti pretendimin, Elleman, komentet e të cilit, u botuan në gazetës “New York Times”. Ukraina po bën të pamundurën për të shuar pretendimet se ka gisht në armatosjen e Koresë së Veriut.
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve antishqiptare nga përfaqësuesit e PBDNJ dhe Omonias drejtuar Greqisë dhe Qipros për bllokimin e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së. Përmes një deklarate për mediat, ajo deklaron se “thirrjet e përfaqësuesve të PBDNJ dhe Omonias ndaj dy shteteve të huaja të bëra në Himarë për pengimin e procesit integrues, janë vepër e dënueshme penale”.
Gjatë ditës së sotme, partitë politike pritet të takohen sërish për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar. Por, edhe ky takim duket se ofron pak mundësi për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit dhe qeverisë së ardhshme. Sipas analistëve, gjendja aktuale kërkon një kompromis ndërmjet partive politike si dhe ndërmarrjen e disa reformave për tu mos u përsëritur më.
Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka kushtuar vëmendje ideve të hedhura nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç në median serbe mbi debatin aktual, për më shumë realizëm ndaj çështjes së Kosovës. “Serbia gjithmonë ka humbur përmes një politike jorealiste dhe utopike ‘gjithçka ka arritur me gjak’, është shprehur Daçiç për gazetën “Novosti”.
Trego më shumë