Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Pas protestave të dhunshme në Charlottesville, dy shefa të tjerë ekzekutivë kanë dhënë dorëheqjen nga Këshilli Amerikan i Prodhimit të presidentit Trump. Brian Krzanich nga kompania Intel dhe kreu i Under Armour Kevin Plank i janë bashkuar Ken Frazier duke u larguar nga ky këshill, pas përgjigjes së vakët të presidentit Trump ndaj dhunës së përdorur nga supremacistët e bardhë përgjatë fundjavës.
Pas paralajmërimit të presidentit Trump për një ndërhyrje ushtarake në Venezuelë, presidenti venezuelian Nikolas Maduro urdhëroi nisjen e stërvitjeve ushtarake në shkallë kombëtare, për të qenë në gatishmëri për kundërpërgjigjje. Ndërsa Zv/Presidenti amerikan Pence zhvilloi një takim me refugjatët venezuelianë në Kolumbi, nga ku u shpreh se SHBA nuk mund të qëndrojë duarkryq kur një shtet zhytet në diktaturë.
Pasi Koreja e Veriut deklaroi se është e gatshme të lëshojë raketa në ishullin amerikan në Paqësor, reagon SHBA-ja.Sekretari i Shtetit per Mbrotjen, Jim Mattis njoftoi se Pentagoni shumë shpejt mund të përcaktojë shënjestrën e raketave koreanoveriore nëse Pheniani vendos të lëshojë raketat e tij drejt SHBA-së. Washingtoni dhe Pheniani i kanë ashpërsuar gjithnjë e më shumë tonet së fundmi.
Koreja Veriore ka thënë se do të presë edhe pak për hedhjen e raketave në territorin amerikan, pasi shefi i Pentagonit, Jim Matiss, ka paralajmëruar se një hap i tillë, “shumë shpejt” mund të përshkallëzohet në luftë. Kim Jong Un, ka urdhëruar ushtrinë e tij të jetë e gatshme në çdo kohë për nisjen e raketave, mirëpo ka thënë se do të shikojë se çfarë do të bëjë ShBA, përpara së të marrë ndonjë vendim.
Kryetari i Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së, Joseph Dunford, gjatë një takimi me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, ka diskutuar për provokimet e Koresë Veriore. “Opsionet ushtarake që janë duke u përgatitur kundër Koresë së Veriut do të përdoreshin kur sanksionet diplomatike dhe ekonomike do të dështonin”, ka thënë Joseph Dunford.
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Dačić, ka sugjeruar kompromisin për ta përfunduar konfliktin me Kosovën. “Propozimi im është i vetmi real dhe i vetmi në interes të serbëve dhe shqiptarëve, ku secili do të fitonte dhe humbte diçka dhe i vetmi që shpejtë mund të realizohet” “Kjo është ideja e kompromisit historik dhe e të drejtës etnike”, është shprehur ai.
Konflikti për pronat ka shkaktuar përplasje të mëdha mes banorëve të Tufinës dhe përmbaruesve. Rreth 300 familje kundërshtojnë urdhrin e përmbarimit për të liruar shtëpitë. Ata pohojnë se vendimi i Gjykatës së Lartë, 11 vite më parë, nuk përcakton prishjen e banesave. Avokatja nga ana tjetër, u shpreh se dosja do të dërgohet në Strasburg dhe se përmbaruesi po vepron në kundërshtim me vendimin e gjykatës.
Presidenti koreano-jugor Moon Jae-in ka kërkuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për parandalimin e luftës në gadishullin korean. Në takimin e tij me Gjeneralin amerikan Joseph Dunford, Moon kërkoi një zgjidhje diplomatike për krizën. Sipas Dunford, ky është prioriteti i Shteteve të Bashkuara, por nuk përjashtohet as opsioni ushtarak.
Ministri Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Dačić në lidhje me qëllimet e Serbisë në dialogun e brendshëm për Kosovën. Mungesa e dialogut për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, është një dështim. Gjithashtu ka pohuar se nuk mund të flitet për normalizim marrëdhëniesh përderisa Serbia organizon fushata kundër anëtarësimit të saj në organizata dhe mekanizma ndërkombëtar.
Gjenerali Joseph Dunford, zyrtari më i lartë i ushtrisë amerikane, ka mbërritur në bazën ajrore të Osan-it, në Korenë e Jugut, për të zhvilluar bisedime me liderët e vendit dhe ushtrinë amerikane, lidhur me tensionet ekzistuese në gadishullin korean. Vizita tre ditore e tij, vjen në mbështetje të fushatës diplomatike dhe ekonomike të sekretarit të shtetit Rex Tillerson për të ndalur Korenë e Veriut.
Trego më shumë