Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Presidenti Donald Trump nuk ka kursyer as Venezuelën nga retorika e tij e ashpër e ditëve të fundit. Ai deklaroi se zgjidhja e krizës në vendin latino-amerikan mund të jetë një ndërhyrje ushtarake. Deklerata në fjalë nuk është është pritur aspak mirë në Venezuelë, duke u konsideruar një kërcënim i hapur dhe shumë serioz ndaj sovranitetit.
SHBA nuk e ka përjashtuar marrjen e një veprimi ushtarak kundër Venezuelës, ku presidenti Nicolas Maduro është akuzuar për përpjekje për vendosjen e diktaturës. Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson,zhvilloi një takim me presidentin Trump, ku diskutuan rreth situatës në Amerikën e Jugut. “Venezuela është kthyer në një rrëmujë të madhe, në një vend të rrezikshëm dhe në një situatë të trishtuar”, tha Trump.
Pas postimit në Twitter se ushtria amerikane ishte gati të merrej me Korenë e Veriut, Donald Trump ka paralajmëruar Penianin nëse diçka i ndodh territorit të Guamit, të presë telashe të mëdha. Gjithashtu ai është shprehur se SHBA mund të vendosë sanksione të tjera të fuqishme ndaj Koresë së Veriut. Ndërsa, homologu i tij kinez Xi Jinping, në një bisedë telefonike,theksoi nevojën për një zgjidhje paqësore.
Në mbrëmjen e së premtes në Mamuras, nipi ka goditur me sende të fota xhaxhain dhe nusen e xhaxhait. Sipas policisë të plagosur kanë mbetur Agustin dhe Manushe Shpani të cilët janë dërguar mënjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ngjarja në fjalë, mendohet që të ketë ndodhur për një konflkt nisur mes tyre. Ndërkohë që policia po vijon me zbardhjen e detajeve.
Donald Trump, ka thënë se deklarata e tij për Korenë Veriore se “do të përballet me zjarr dhe tërbim” nëse e kërcënon SHBA-në, nuk ka qenë “mjaftueshëm e ashpër”. Ai ka thënë, se Penjani, duhet të jetë “jashtëzakonisht i shqetësuar”, nëse tenton t’i bëjë diçka SHBA-së. “Koreja Veriore bën mirë që të vetëkontrollohet, ose do të jetë në telashe”, ka thënë Trump.
Kroacia ka konfirmuar se ka vendosur që të tërheq vendimin për të rritur tarifat e importit për pemë dhe perime, pas kërcënimeve për hakmarrje të marra nga disa vende fqinje të Ballkanit. Gjatë muajit të kaluar, ajo vendosi të bëjë ndryshime dramatike në çmime, duke i arsyetuar këto veprime me faktin se janë të nevojshme për t’u përputhur me standardet e vendeve tjera të BE-së.
Kryeministri australian, Malcolm Turnbull paralajmëroi sot se konflikti me Korenë e Veriut do të ishte shkatërrimtar, pas rritjes së tensioneve ndërmjet Washingtonit dhe Phenianit. Turnbull u shpreh se e vetmja mënyrë për të ndaluar kërcënimet e Koresë së Veriut ishte “presioni maksimal ekonomik” duke mbështetur sanksionet e reja të vendosura nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
Koreja e Veriut ka pohuar se plani për të lëshuar 4 raketa në territorin e Guamit do të jetë gati së shpejti dhe se do vihet në zbatim, menjëherë pasi të prezantohet dhe të merret aprovimi nga lideri, Kim Jong-u. Mediat shtetërore, raportojnë se raketat e tipit Hwasong-12 do të kalojnë mbi Japoninë dhe do të ulen në det, rreth 30 km larg Guamit. Plani në fjalë pritet që të përfundojë në mesin e muajit gusht.
Sipas DASH, Washington-i ka përjashtuar dy diplomatë kubanë, pasi stafi i ambasadës amerikane në Havana, shfaqi simptoma fizike misterioze. Një zyrtar i qeverisë është shprehur për agjensinë e lajmeve “Reuters”, se një pjesë e stafit të ambasadës amerikane pësuan humbje të dëgjimit, gjë e cila mendohet të ketë ndodhur si pasojë e një lloj pajisjeje sonike të vendosur jashtë shtëpive të diplomatëve.
Izraeli do të intensifikojë proçesin në lidhje me ndërtimin e një barriere të madhe në kufirin e saj me Gazën, me qëllim parandalimi për hapjen e tuneleve nën-kufitare nga militantët. Barriera në fjalë parashikohet të jetë 64 km e gjatë, në një thellësi 40 metra nën tokë dhe 6 metra mbi tokë, dhe me një kosto prej 833 milionë dollarësh. I gjithë ndërtimi, pritet të përfundojë në vitin 2019.
Trego më shumë