Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Më shumë se 200 të dyshuar lidhur me grupin terrorist PKK janë ndaluar në provincën lindore Van të Turqisë, pas operacioneve të shumta kundër trafikimit të kryer gjatë dy muajve të fundit, bëri të ditur komanda e xhandarmërisë, raporton Anadolu Agency (AA). Operacionet synonin goditjen ndaj burimeve të financimit të PKK-së.
Vizita e presidentit rus, në rajonin e shkëputur të Gjeorgjisë, Abkazi, ka sjellë reagime nga Shtetet e Bashkuara duke e cilësuar si të “pavend”. Moska e ka njohur Abkazinë dhe rajonin tjetër të shkëputur nga Gjeorgjia, Osetinë Jugore, si shtete të pavarura. Ndërsa SHBA i bën thirrje Rusisë, të tërheqë forcat paraluftarake dhe të kthejë mbrapa njohjet e tyre si shtete të Gjeorgjisë.
Sekretari amerikan i shtetit, pak kohë pasi arriti në ishullin Guam të Paqësorit Amerikan, u shpreh se nuk ekziston mundësia për një “kërcënim të menjëhershëm” nga Koreja e Veriut pasi kjo e fundit po i “shqyrton me kujdes” planet për të lansuar sulm raketor në këtë ishull. Kërcënimi i Koresë Veriore erdhi pasi presidenti Donald Trump,i kishte dërguar një mesazh të fuqishëm, Kim Jong Un.
Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, duke folur në një konferencë në një provincë në Detin e Zi, tha se: “Gjermania po ndihmon terroristët. Ne i kemi dhënë kancelares Merkel 4500 dosje, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje për asnjë prej tyre. Por, kur një terrorist arrestohet këtu, ata na thonë na e dorëzoni ne. Ju nuk i sillni terroristet që keni tek ne, por na kërkoni tuajt. Pra ju keni drejtësi, ne në Turqi, jo”.
Administrata e Donald Trump, është duke përgatitur sanksione të reja kundër një grupi tjetër të zyrtarëve të Venezuelës, të cilët janë të lidhur me presidentin Nicolas Maduro. Këto masa janë përgjigje ndaj Venezuelës, pas krijimit të një organi legjislativ, i cili është kundërshtuar nga shumë vende në botë, ka thënë një zyrtar amerikan.
Turqia po forcon praninë ushtarake në kufirin sirian, ndërsa presidenti turk Rexhep Erdogan ka shtuar retorikën e tij për një operacion të afërt ushtarak në Siri. Raportohet se Ankaraja po përpiqet të sigurojë mbështetjen e Moskës për një operacion të mundshëm në enklavën e Afrit në Siri, që tashmë ndodhet nën kontrollin e milicisë kurde të YPG-së.
Gazetari serb i Deutsche Welle, Nemanja Rujeviç, ka deklaruar se ideja për dialog të brendshëm mbi Kosovën nuk është e keqe, sikur të ishte e sinqertë. Ai konsideron se Vuçiç mendon për çdo gjë në mënyrë taktike e jo në mënyrë politike, dhe se ka luajtur mençur. Sipas mendimit të tij, Kosova kurrë nuk ka qenë temë kryesore për njerëzit para zgjedhjeve, por ka ngarkese të nxehë emocionesh në çdo moment.
Sekretari i Departamentit Amerikan, në kuadër të takimit të shteteve të bashkësisë së vendeve aziatiko jugore dhe lindore (ASEAN) në Manila, ka paralajmëruar homologun rus, Sergel Lavrov për një përkeqësim i marrëdhënieve me Rusinë pasi kundërmasat ruse nuk do të mbeten pa përgjigje. SHBA pritet që deri më 1 shtator të kundërpërgjigjet e cila duhet të reduktojë numrin e personelit të Rusi me 755 vetë.
Koreja e Veriut dënoi sot paketën e re të sanksioneve të vendosura nga ana e OKB-së, duke deklaruar se nuk do të negocionte në lidhje me programet bërthamore dhe balistike për sa kohë ishte nën kërcënimin e SHBA. Sanksionet e miratuara nga OKB-ja përbëjnë “një shkelje flagrante të sovranitetit tonë”, deklaroi Pheniani në një deklaratë të publikuar nga agjensia zyrtare e lajmeve KCNA.
LLRS, ish-Ministri i Jashtëm serb, Vuk Drašković ka thënë se Serbia duhet të pranojë dhe ta njohë realitetin e Kosovës. Ai bëri thirrje për pranimin e planit të Ahtisaarit të vitit 2007, si një bazë për vazhdimin e dialogut të Brukselit. Sipas tij, realiteti është se pavarësia e Kosovës njihet nga “shumica dërrmuese e shteteve anëtare të OKB-së dhe BE-ja”.
Trego më shumë