Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Presidenti amerikan, Donald Trump mirëpriti vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për sanksione të reja kundër Koresë së Veriut. ”Trump ka vlerësuar mbështetjen e Kinës dhe Rusisë për kalimin e këtij vendimi”, thuhet ndër të tjera në deklaratë. Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi dje një projekt rezolutë që propozon t’i bllokohen Koresë së Veriut 1 miliard $ të ardhura që i vijnë nga eksportet.
Mungesa e ujit të pijshëm në qytetin e Beratit dhe në Burgajet të Matit është kthyer në një shqetësim serioz për banorët. Thuajse të gjitha lagjet furnizohen me ujë të pijshëm vetëm 2 orë gjatë gjithë ditës. Problemi me ujin e pijshëm i ka nxjerrë banorët në protestë. Ata paralajmëruan përshkallëzim të protestave nëse problemi i tyre nuk merr zgjidhje.
Ish-ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara Sergei Kislyak ka deklaruar se bisedimet mes tij dhe ish-këshilltarit amerikan të sigurisë kombëtare Michael Flynn kanë qenë të qeta, korrekte e transparente. Kislyak është ndalur edhe në të tjera çështje në deklaratën e tij, teksa ka theksuar se mes Rusisë e SHBA-së nuk ka një Luftë të Ftohtë të re.
Mihrije Braha ka postuar një foto në Instagram, me bikini në det. Një pozë ku linjat trupore padyshim janë seksi. Por duket se kjo foto nuk iu ka pëlqyer të gjithë fansave, pasi një prej tyre e ka quajtur atë të turpshme. Por këngëtarja ka reaguar menjëherë duke replikuar komentuesin.
Shtetasi Ismail S., 44 vjeç, nga Vlora është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi ka dhunuar një polic gjatë ushtrimit të detyrës. 44 vjeçari ka që qënë duke bërë sherr me kunatin e tij, D.Z. Në momentin që polici ka ndërhyrë për të shuar sherrin, vlonjati e ka goditur me grusht policin. Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprën penale ”Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.
BE-ja, i ka zgjeruar sanksionet kundër kompanive ruse dhe disa personave, duke përfshirë zëvendësministrin e Energjisë, Andrei Cherezov dhe udhëheqësi i departamentit të ministrisë, Yevgeny Grabchak, për shkak të dërgimit të disa turbinave, Siemens nga Rusia në gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e ka aneksuar nga Ukraina. Personave të sanksionuar i’u ndalohet udhëtimi në vendet e BE-së.
Ministria e komunikimit ruse, ka përgatitur një projektligj i cili nuk do të lejojë shpërndarjen e gazetave dhe revistave të huaja pa lejen e qeverisë. Sipas zëv/misitrit Aleksei Voli, ligji do të caktojë persona të liçensuar për shpërndarjen e tyre. Gjoba e shkelësve të këtij ligji do të variojë nga 1.000-30.000 rubla (16-500 dollarë).
Kërkesat për rivendosjen e dënimit me vdekje në Turqi, sinjalizojnë fundin e marrëdhënieve midis Ankarasë dhe Evropës, tha ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel. Ministri vuri në dukje goditjet ndaj medias dhe fshesën në radhët e policisë dhe gjyqësorit turk, pas përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit. “Problemi kryesor është se Turqia është larg nga demokracia,” theksoi Gabriel.
Donald Trump, është shprehur se marrëdhëniet e Washingtonit me Moskën janë “në një pikë rrezikshmërisht të ulët”, duke i fajësuar ligjëvënësit për këtë situatë. Komentet e Trumpit vijnë një ditë pasi ai ka nënshkruarar projektligjin i cili e sanksionon Rusinë, masë të cilën kryeministri rus, Dmitry Medvedev, e ka cilësuar si “luftë tregtare” kundër Moskës.
Eugen Bitraj, Dejvi Bitraj dhe dy shokët e tyre, kanë dalë sot para Gjykatës së Tiranës, pasi akuzohen për vrasjen e Marvi Mihali, 3 ditë më parë pranë stadiumit “Dinamo” në kryeqytet, pas sherrit për një karikues celulari. Ata kanë dalë para trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë. Ndërkohë që deri në këto momente vetëm Eugen Bitraj ka pranuar autorësinë e vrasjes.
Trego më shumë