Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Shtetet e Bashkuara kanë vijuar të shprehin papajtueshmërinë e tyre në lidhje me situatën e acaruar politike në Venezuelë. Në një deklaratë të fundit për shtyp, Donald Trump, është shprehur se homologu i tij, Nikolas Maduro, do të mbajë përgjegjësi për fatin e dy liderëve opozitarë që u arrestuan një ditë më parë.
Ministrja gjermane e Ekonomisë, Brigitte Zypries, i ka bërë thirrje BE-së të kundërpërgjigjet ndaj legjislacionit për sanksionet e reja të SHBA-së kundër Rusisë, pasi mund të dëmtohet marrëdhënia e biznesit të kompanive Perëndimore me Rusinë. Liderët europianë kanë thënë se sanksionet e reja do të dëmtonin ekonomitë e tyre.
Një debat mes dy motrave ka degjeneruar në një sherr të dhunshëm. Gjatë konfrontimit me njëra-tjetrën, motra e vogël ka plagosur me thikë motrën e madhe. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Karaman Ylli”, në Tiranë. Klementina A, 49 vjeçe ka kërcënuar dhe më pas goditur me thikë në dorë motrën, V. A., 58 vjeçe. Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasen Klementina A. dhe i ka sekuestruar thikën. Vijojnë hetimet .
DASH e ka cilësuar “të paarsyeshme” dhe “për të ardhur keq”, kërkesën e Moskës për zvogëlimin e personelit diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Rusi me 755 vetë dhe shton se Washington-i është duke shqyrtuar përgjigjen e mundshme. Kërkesa e Vladimir Putinit, që SHBA ta tkurrin numrin e personelit në Rusi, erdhi pas miratimit të sanksioneve të reja kundër Rusisë në të dy dhomat e Kongresit amerikan.
Anëtarët të Kryesisë së Partisë Demokratike kanë shprehur nevojën për një demokratizim të brendshëm të PD-së lidhur me nismën për ringritjen e PD-së pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 25 qershorit. Ata paralajmëruan paraqitjen e një projekt-statuti të ri për t’u vendosur më pas nga Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Demokratike në fund të vjeshtës së këtij viti.
Një ushtarë është vrarë dhe nëntë të tjerë janë lënduar gjatë luftimeve me separatistët prorusë në Ukrainë. Këshilli i Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare në Ukrainë, përmes një deklarate ka thënë se predhat e kanë lënë një person të vdekur dhe tetë të tjerë të plagosur. Një tjetër ushtar ukrainas është lënduar gjatë sulmit.
Lideri komunist koreano-verior, Kim Jong-Un siguroi se gjithë territori i SHBA ndodhet brenda rrezes së një sulmi të Phenianit, pas një testi të ri me raketë balistike të premten. Agjencia zyrtare koreno-veriore e lajmeve KCNA siguroi sot se testi ishte një sukses. I gjithë territori amerikan është brenda rrezes sonë së qitjes kudo, dhe në çdo kohë, u shpreh Kim Jong-Un.
Koreja e Veriut ka lëshuar raketën e dytë balistike interkontinentale (ICBM), njoftoi SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia, ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë se qytetet amerikane janë tani brenda rrezes së raketave të Phenianit. Sipas tyre Los Anxhelesi, Denveri dhe Çikagoja janë brenda rrezes së raketës dhe se Bostoni dhe Nju Jorku mund të rrezikohen për të qënë brenda saj.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dënoi ashpër testin e raketës balistike interkontinentale duke e quajtur atë si “një veprim të pamatur dhe të rrezikshëm të regjimit të Koresë së Veriut”. “Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për të mbrojtur sigurinë e Amerikës dhe të aleatëve tanë në rajon”, shtoi Trump.
Koreja e Veriut, ka kryer një provë të re raketore ndërkontinentale ditën e premten. Raketa arriti një lartësi prej rreth 3,000 km (1,865 milje) dhe ra në detin Japonez. Testi vjen tre javë pas testit të parë të raketave ndërkontinentale (ICBM) të Koresë së Veriut. Në përgjigje, ushtria amerikane dhe ajo e Koresë së Jugut zhvilluan stërvitje duke përdorur raketa sipërfaqësore.
Trego më shumë