E gjithë kjo sipas fermerëve ka të bëjë me mungesën e tregut dhe çmimet e ulta.
Në kushte të tilla, fermerët e Devollit e Zvirinës kanë qënë të detyruar të heqin dorë nga drufrutoret madje kanë shkuar deri atje sa kanë prerë sipërfaqe të tëra për t’i zëvendësuar me kultura të tjera bujqësore.
Skënder Nurka nga fshati Zvirinë historikisht është marrë me kultivimin e mollës. Ai tregon se që nga stërgjyshi i tij e deri më sot, familja e tij është marrë me mollën. Në kushte kur çmimi ka rënë poshtë kostos e tregu i shitjes mungon, ai si shumë fermerë të tjerë ka vendosur të heqë dorë e më e keqja sipas tij është se e djali i tij është larguar në emigracion.
Të kontaktuar zyrtarët e drejtorisë së ekstensionit bujqësor pranojnë faktin e mungesës së tregut e uljes së çmimit por shtojnë se fermerët po presin sipërfaqet e mollëve për t’i zëvendësuar me varietete të tjerë me të kërkuar në tregun vendas e ate rajonal.


