Një 19 vjeçar ka hyrë në shtëpinë e një 68 vjeçari dhe ka grabitur. Sipas burimeve 19 vjeçari ka marrë produkte ushqimore, pije alkoolike dhe materiale të ndryshme.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të vjedhjes
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. J., 19 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka vjedhur produkte ushqimore, pije alkoolike dhe një kasetofon, në banesën e një 68-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


