Vithkuqi është një fshat me histori të pasur dhe një trashëgimi kulturore të jashtëzakonshme, fshat që ndodhet vetem 24 km larg qytetit te Korçës.
Krahina është e njohur për 24 kishat dhe manastiret si dhe per kontributin në kulturë dhe arsimimin shqiptar. Ndër figurat më të njohura të tij është Naum Veqilharxhi, i cili njihet si një nga mendimtarët e parë që promovoi shkrimin dhe gjuhën shqipe.
Sot, Vithkuqi është bërë një destinacion tërheqës për turistët vendas dhe te huaj, kjo fal bukurive te krahines dhe mikpritës se banoreve. Vitet e fundit kane filluar te ngrihet struktura të reja turistike me përpjekje për të ruajtur dhe restauruar monumentet e tij historike aq te kurkuara nga turistet.
Mihallaq Kondi ka vite qe jeton ne Korçe, por eshte lidhur fort me fshatin e origjines.
Per te, por dhe administratori Altin Prifti perpjekjet e banoreve nuk mjaftojne, ndaj duhen investime ne shume drejtime.
Mjeku i njohur Koço Gjilo eshte lindur e rritur ne Vithkuq, por prej shume vitesh punon ne kryeqytet nderkohe qe eshte nga banoret e paket qe investon ne fshatin e lindjes.
Emigracione dhe mungesa e investimeve kane bere punen e vet, tha mjeku i njohur, por histori mbetet.
Per te terhequr sa me shume turiste vithkuqaret here pas here organizojne panaire dhe aktivitete te ndryshme.
Per tu treguar vizitoreve se Vithkuqi eshte një vend ku historia, kultura dhe natyra bashkohen për të krijuar një përvojë unike për vizitorët vendas dhe te huaj.