Një vatër aktive zjarri është regjistruar pasditen e sotme në një zonë me bimësi të dendur mbi fshatin Leminot, në njësinë administrative të Bashkisë Maliq.
Flakët, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta të ditëve të fundit, po përbëjnë rrezik për përhapje të mëtejshme drejt sipërfaqeve të tjera pyjore.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse dhe strukturat e shërbimeve të emergjencës janë angazhuar në terren me qëllim neutralizimin dhe izolimin e flakëve.
Autoritetet vendore u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, duke kërkuar gjithashtu bashkëpunim në rast sinjalizimi të situatave të ngjashme.


