Sot, më 26 gusht, përkujtojmë ditëlindjen e Shenjtes Nënë Terezë, Gonxhe Bojaxhiu, e cila erdhi në jetë më 26 gusht 1910 në Shkup. Me origjinë shqiptare dhe me shpirt të madh shërbimi, ajo u bë simbol i dashurisë, mëshirës dhe përkushtimit ndaj njerëzve më të varfër e më të braktisur të botës.
Jeta e saj u bë dëshmi e gjallë e besimit dhe sakrificës. Në Kalkutë të Indisë, ku kaloi shumicën e jetës së saj, themeloi Urdhrin e “Misionarëve të Bamirësisë”, i cili sot vazhdon misionin e shenjtë në mbarë globin. Për veprën e saj, Nënë Tereza u nderua me çmimin “Nobel për Paqen” në vitin 1979 dhe shumë dekorata të tjera botërore.
Më 4 shtator 2016, ajo u shpall shenjtore nga Kisha Katolike, duke u bërë “Shenjtorja e të Varfërve”. Sot, trashëgimia e saj mbetet një udhërrëfyes frymëzimi për të gjithë, duke na kujtuar se mirësia e vogël, kur bëhet me dashuri të madhe, ka fuqinë të ndryshojë botën.
Në këtë ditë përkujtimore, nderojmë jetën dhe misionin e Shenjtes Nënë Terezë – krenari e kombit shqiptar dhe simbol universale e humanizmit.