Browsing: Kronikë
Një vatër e re zjarri është shfaqur në Krujë, ku era po favorizon përhapjen e flakëve. Zjarrfikësit dhe një helikopter po punojnë për neutralizimin e situatës, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Daiasit në Tiranë, duke detyruar ndërhyrjen e dy helikopterëve të ushtrisë. Era e fortë ka rrezikuar zjarrfikësit, por fatmirësisht banesat nuk janë prekur.
Një gazetare dhe një operator u përballën me fyerje dhe kërcënime për jetën teksa po raportonin për dëmtimin e një burimi ujor në fshatin Zbarqe. Policia ka vënë në pranga të dyshuarin.
Policia e Himarës ka arrestuar pronarin dhe banakierin e një lokali në plazhin e Potamit, pas dyshimeve se tregtonin kokainë dhe kanabis. Gjatë operacionit u sekuestruan 150 doza kokainë dhe një armë sportive.
Gjykata e Korçës ka lënë në burg të dyshuarin për vrasjen e Johan Zukos. Gjatë seancës, ai ka shprehur pendesë, ndërsa hetimet zbulojnë detaje mbi konfliktin e vazhdueshëm mes dy ish-shokëve të fëmijërisë.
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Kristjan Sterjon, i dyshuar për vrasjen e Joan Zykos pas një konflikti të mëparshëm.
Një person nga fshati Libonik i Maliqit është dërguar për trajtim të specializuar në kryeqytet, pas dyshimeve se ka tentuar t’i japë fund jetës duke përdorur merkurin e disa termometrave.
Një 39-vjeçar është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës, pasi ka pësuar djegie nga shpërthimi aksidental i gazit në mjetin e tij lundrues në Velipojë.
Një përplasje tragjike mes dy autobusëve në veri të Egjiptit ka lënë pas 18 të vdekur dhe 32 të plagosur. Viktimat ishin kryesisht fëmijë që udhëtonin për të punuar në fermë.
Një 85-vjeçar që jetonte i vetëm në fshatin Buçimas të Pogradecit është gjetur i pajetë në banesën e tij, pas alarmit të dhënë nga i biri.

