Banorët e një pallati pranë Xhamisë së Vjetër në qytetin e Korçës po përballen me një situatë problematike, pasi kabllot e kompanive të telefonisë janë lënë të varur pas përfundimit të punimeve për termoizolimin e godinës.
Shqetësimi është bërë publik nga vetë qytetarët, të cilët kanë denoncuar rrezikun dhe pamjen e papërshtatshme që ka mbetur pas ndërhyrjes në fasadë. Sipas tyre, rrjeti i kabllove nuk është sistemuar në vendin e duhur, duke u kthyer në një burim alarmi për banorët e këtij pallati.
Një prej banoreve i është drejtuar mediave lokale për të ngritur zërin mbi këtë problematikë, duke kërkuar marrjen e masave për të sistemuar infrastrukturën e lënë në mënyrë të papërshtatshme nga kompanitë përkatëse.
Për këtë lajm nuk kishim fotografi.
Foto ilustruese.

