Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Kabllot e telefonisë lihen të varur pas termoizolimit të pallatit në Korçë

    August 12, 2026

    Operatorët e transportit publik paralajmërojnë reduktim mjetesh

    August 12, 2026

    Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, gjykata lë në burg të dyshuarin

    August 12, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Operatorët e transportit publik paralajmërojnë reduktim mjetesh

    Aktualitet August 12, 2026
    Operatorët e transportit publik paralajmërojnë reduktim mjetesh
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe ajo e Transportit Urban dhe Interurban kanë paralajmëruar reduktimin e flotës së autobusëve në qarkullim, për shkak të mosmarrjes së kompensimit të naftës nga qeveria. Përmes një shkrese zyrtare drejtuar ministrive të linjës dhe pushtetit vendor, operatorët kërkojnë disbursimin urgjent të fondeve për muajt mars, prill dhe maj 2026.

    Vendimi i Këshillit të Ministrave parashikon një kompensim prej 50 lekë për litër karburant për transportin publik. Sipas përfaqësuesve të transportit, të gjitha detyrimet për dokumentimin e aktivitetit dhe sasive të konsumuara janë plotësuar, por masa financiare ende nuk ka kaluar në llogaritë e tyre.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Kjo situatë po krijon vështirësi të konsiderueshme në administrimin financiar të operatorëve, të cilët, në pritje të zbatimit të vendimit dhe disbursimit të kompensimit, kanë vijuar të përballojnë me burimet e tyre financiare kostot e aktivitetit, duke garantuar vazhdimësinë e shërbimit të transportit publik për qytetarët”, theksohet në letrën e shoqatave.

    Kërkesa për zgjatjen e skemës dhe paralajmërimi

    Përveç vonesave në pagesa, operatorët ngrenë shqetësimin se çmimi i karburantit vazhdon të mbetet në nivele të larta edhe pas periudhës së mbuluar nga VKM-ja. Për këtë arsye, ata kërkojnë që skema e mbështetjes financiare të vijojë edhe pas muajit maj 2026, si dhe të kenë informacion zyrtar mbi arsyet e vonesës së deritanishme.

    Në mungesë të një reagimi nga institucionet, shoqatat paralajmërojnë pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët. “Në rast se nuk do të ketë një reagim konkret dhe në kohë nga institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e situatës, operatorët e përfaqësuar nga të dyja shoqatat do të detyrohen të rishikojnë kapacitetet operative dhe numrin e mjeteve të transportit publik që mund të nxjerrin në qarkullim, në përputhje me mundësitë reale financiare dhe operative të secilit operator”, thuhet në kërkesën e tyre.

    Ata theksojnë se kjo nuk është një zgjedhje e dëshiruar, pasi do të ndikonte drejtpërdrejt në frekuencën e shërbimit, por mbetet një domosdoshmëri përballë kostove të larta që cenojnë qëndrueshmërinë ekonomike të aktivitetit të tyre.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    cmimi i karburantit kompensimi i naftes shoqata e transportit transporti publik
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kabllot e telefonisë lihen të varur pas termoizolimit të pallatit në Korçë

    August 12, 2026

    Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, gjykata lë në burg të dyshuarin

    August 12, 2026

    Banorët e Burimasit në Maliq bllokojnë mjetet e Ujësjellësit

    August 12, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Kabllot e telefonisë lihen të varur pas termoizolimit të pallatit në Korçë

    August 12, 2026

    Operatorët e transportit publik paralajmërojnë reduktim mjetesh

    August 12, 2026

    Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, gjykata lë në burg të dyshuarin

    August 12, 2026

    Banorët e Burimasit në Maliq bllokojnë mjetet e Ujësjellësit

    August 12, 2026

    Ish-trajneri zbulon detajet nga stërvitja e Edi Ramës

    August 12, 2026

    Shuhet zjarri mbi fshatin Sinicë në Devoll, 18 forca mbeten në terren për monitorim

    August 12, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Kabllot e telefonisë lihen të varur pas termoizolimit të pallatit në Korçë

    August 12, 2026

    Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, gjykata lë në burg të dyshuarin

    August 12, 2026

    Banorët e Burimasit në Maliq bllokojnë mjetet e Ujësjellësit

    August 12, 2026
    Më të klikuarat

    Kujtohet regjisori korçar Emil Bibolli në 61-vjetorin e lindjes

    August 3, 2026

    Skënderbeu teston forcat kundër grekëve të Panetolikos këtë të shtunë

    August 7, 2026

    Humb jetën 30-vjeçari Kërtis Rizvani, mbytet pasi u hodh nga varka në Pogradec

    August 10, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.