Sot përkujtojmë 75-vjetorin e lindjes së Gjergj Suliotit, një nga zërat më të bukur që ka dhuruar Korça dhe muzika shqiptare. Një tenor i rrallë, që për tri dekada u bë sinonim i qytetit të tij dhe la gjurmë të pashlyeshme në skenën e artit shqiptar.
Gjergj Sulioti spikati që në moshë të re në Festivalet e Këngës në Korçë, fitoi dhjetëra çmime në Festivalet e RTSH-së dhe ishte solist i parë i Teatrit të Operas dhe Baletit, me mbi 22 role kryesore në repertorin shqiptar dhe të huaj. Ai mori pjesë në mbi 150 koncerte brenda e jashtë vendit, bashkëpunoi me dhjetëra personalitete të artit dhe u dekorua me “Naim Frashëri” në moshë të re.
Në këtë ditë, e nderojmë me respekt figurën e tij, duke kujtuar jo vetëm artistin e madh, por edhe njeriun e thjeshtë që jetoi me dinjitet dhe dashuri për artin.