Në pyllin e Dëmbravës, në fshatin Poloskë, u zhvillua një veprimtari përkujtimore e njëkohësisht festive, në nder të dy formacioneve të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare: Çeta “Morava” dhe Batalioni Partizan “Fuat Babani”.
Kjo ngjarje përkoi me 83-vjetorin e krijimit të çetës dhe 82-vjetorin e batalionit, formacione të themeluara nga populli i Devollit, që dhanë një kontribut të vyer në përpjekjet për çlirimin e vendit nga pushtuesit fashistë.
Emri i Batalionit mban peshën e kujtimit të komandantit Fuat Babani, i cili u flijua më 7 mars 1943 në emër të lirisë së Shqipërisë. Ai dhe shumë të tjerë të asaj kohe mbeten simbol i qëndresës, guximit dhe sakrificës.
Aktiviteti shërbeu jo vetëm si homazh për dëshmorët, por edhe si një thirrje për të ruajtur gjallë kujtesën historike dhe për të edukuar brezat e rinj me vlerat e luftës për liri.