I pranishëm në takim me ministren e arsimit dhe pedagogët e Korçës ishte dhe ministri Peleshi i cili u shpreh se nuk është alternativë, por i nevojshëm çdo lloj vendimi që nuk cenon identitetin e universitetit.Bashkia e Korçës në qasjen me sfidat e kohës, që janë në të gjitha vendet, mendoj dhe jam optimist se gjithmonë ka një zgjidhje kreative. Nevoja për të qenë kompetitiv edhe përballe metropolit, të cilët na sfidojnë vazhdimisht, kjo na bën të punojmë për një histori suksesi. Ishte e panevojshme të bashkohet universiteti i Korçës me Tiranën, është propozim pozitiv por nuk është zgjidhje. Disa gjëra që lidhen me identitetin nuk cenohen. Korça s’mund të bëjë pakt me universitetin, s’bëhet fjalë për mbijetesë por do të bëhet një nga institucionet më të mira në Shqipëri,” – u shpreh Peleshi.


