Dy programe studimi në universitetin e Korçës rrezikojnë të pezullohen. Bëhet fjalë për degën filozofi – sociologji dhe ekonomiks ndërkohë që dhe programet e matematikës, fizikës dhe informatikës për shkak të numrit të pakët të studentëve të regjistruar do të jenë objekt i mbledhjes së senatit akademik, aty ku do të vendoset pezullimi apo jo i këtyre programeve .
Një gjë e tillë është bërë me dije nga rektori i këtij universiteti Dhimitër Bello, i cili nga ana tjetër thotë se ky vit akademik ndryshe nga viti i kaluar ka pasur regjistrime më të shumta maturantesh kryesisht në programet e studimit me prioritet.
Në universitetin e Korçës studiojne me tepër se 3100 studentë në 56 programe studimiNë vitet e para të studimit bachelor në këtë universitet janë regjistruar në gjithë programet 530 studentë.


