Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Një sukses për bletarinë dhe të rinjtë në Qarkun e Korçës

    Inovacion August 11, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ishte një nder të mirëpres në eventin përmbyllës të projektit tonë “Nxitja e të Rinjve në Bujqësi dhe Mbështetja e Bletarisë Moderne në Qarkun e Korçës” bashkëpunëtorët që na kanë mbështetur në këtë projekt. Në këtë ditë të veçantë, na nderuan me praninë e tyre Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Znj. Anila Denaj, së bashku me zv.ministrat Z. Arjan Jaupllari dhe Z. Dhimitër Kote, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Z. Tayyar Kağan Atay, Koordinatori i TIKA në Tiranë, Z. Mustafa Ata, dhe drejtues të institucioneve rajonale dhe vendore.

    Ky projekt, me një qasje rajonale, ka sjellë rezultate të prekshme dhe konkrete për të gjithë Qarkun e Korçës. Disa nga arritjet kryesore përfshijnë:

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    – Interesimi i madh për projektin, me plot 170 aplikime nga të rinjtë e gjithë rajonit, dëshmon rëndësinë dhe nevojën për këtë lloj trajnimi në Korçë.
    – Trajnimi i 25 të rinjve të përzgjedhur, të cilëve ju ofrua një kurs në një nivel të lartë profesional, duke përfshirë teori të avancuar, praktikë intensive dhe njohuri të thelluara në fushën e bletarisë moderne.
    – Pajisja e 23 të rinjve me paketën e start-up, që përfshin 5 koshere moderne, vegla të nevojshme për bletari dhe 5 familje bletësh. Kjo paketë do t’u japë mundësinë të rinjve të fillojnë aktivitetet e tyre si bletarë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të bletarisë në rajonin tonë.
    – Krijimi i parkut të bletëve në Shkollën Profesionale të Shërbimeve me 35 koshere të reja, duke e bërë këtë park një burim të qëndrueshëm për edukimin dhe trajnimin e brezave të ardhshëm në bletari.
    – Zhvillimi i një kurrikule të specializuar për studentët e shkollës profesionale, e cila do të ofrojë arsimim të cilësuar dhe mundësi të reja për të rinjtë e rajonit.

    Ky projekt nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen dhe përkushtimin e partnerëve tanë. Falë Agjencisë Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA) për ndihmën e jashtëzakonshme në sigurimin e pajisjeve dhe fondeve të nevojshme për suksesin e këtij projekti. Një falënderim i veçantë shkon për Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë për trajnimin cilësor dhe përgatitjen e të rinjve tanë me njohuri të thelluara dhe praktike. Falenderime të përzemërta për bletarët e Qarkut Korçë, që ishin burimi i frymëzimit për këtë projekt. Gjithashtu, një falenderim për RTSH Korça për mbulimin mediatik të projektit dhe për informimin e publikut për çdo hap të rëndësishëm.

    Gjatë eventit, shpërndamë certifikata për të rinjtë që përfunduan me sukses kursin dhe u angazhuan për të ndjekur pasionin e tyre në bletari. Ky projekt është një dëshmi e asaj që mund të arrihet kur investojmë në rininë, inovacionin dhe ruajtjen e traditave tona.

    Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e këtij suksesi dhe që ndatë këtë moment të veçantë me ne!

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026

    “El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

    February 2, 2026

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Niko Peleshi: “Ne jemi Europa” – Rinia shqiptare, zëri i së ardhmes europiane

    April 25, 2025

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024

    Parashikimi i motit për 2 tetor – Qarku Korçë

    October 1, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.