Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Policia e Shtetit rrit masat për sezonin turistik 2025: Siguri në plazhe, kufij dhe akse rrugore

    Aktualitet June 17, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në pritje të një vere me fluks të lartë turistësh, Policia e Shtetit ka nisur zbatimin e një plani të detajuar masash për të garantuar rendin, sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik 2025. Me një vëmendje të shtuar në zonat bregdetare, liqenore dhe kufitare, strukturat e policisë janë të angazhuara në terren për të krijuar një ambient sa më të sigurt për pushuesit vendas dhe të huaj.

    Këtë vit, për herë të parë, shërbimi 12-orësh i policisë do të aplikohet vetëm në zonat bregdetare, duke fokusuar burimet njerëzore dhe teknologjike aty ku pritet përqendrimi më i madh i vizitorëve. Në ndihmë të drejtorive vendore janë dërguar forca shtesë, të cilat do të kompensohen sipas rregullave ligjore.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Plani i masave përfshin përdorimin e dhjetëra automjeteve dhe motomjeteve për të rritur reagimin e shpejtë, si dhe patrullime me biçikleta në vijën bregdetare, për të forcuar kontaktin me qytetarët dhe për të ndihmuar në raste emergjente. Njësia Policore Detare është vendosur në gatishmëri për të monitoruar lundrimet dhe për të ndëshkuar rastet e shkeljes së zonave të ndaluara në det.

    Një risi këtë sezon është edhe përdorimi i dronëve për të kontrolluar sigurinë në plazhe dhe për të identifikuar shkeljet në trafik. Policia Rrugore do të jetë prezente 24 orë në të gjitha akset kombëtare dhe zonat urbane me pajisje inteligjente, alkooltestues dhe dronë për monitorimin në kohë reale.

    Ndërkohë, Policia Kufitare ka shtuar sportelet dhe burimet njerëzore në pikat e kalimit kufitar, për të përballuar fluksin në rritje gjatë muajve të verës. Po ashtu, janë intensifikuar kontrollet në kufirin e gjelbër dhe blu, për të parandaluar krimin e organizuar dhe kalimet e paligjshme.

    Në aspektin e qarkullimit rrugor, nga data 16 qershor deri më 15 shtator, do të ndalohet lëvizja e mjeteve të rënda për transport mallrash gjatë fundjavave dhe ditëve zyrtare të pushimit, për të shmangur ngarkesat në rrugë.

    Një bashkëpunim i ngushtë është vendosur me agjencitë turistike, autoritetet vendore dhe shërbimet e plazhit, për të mbikëqyrur pajisjet lundruese, zbatimin e rregullave të sigurisë dhe dokumentacionin përkatës.

    Operacioni “Plazh i lirë” vijon në të gjithë vijën bregdetare, duke synuar lirimin e hapësirave të zaptuara në mënyrë të paligjshme, ndërkohë që Policia ka intensifikuar edhe kontrollet për zbatimin e orarit të muzikës dhe nivelin e zhurmave në zonat turistike. Punonjësit e policisë janë pajisur me aparate matëse të zhurmës, duke mundësuar ndëshkimin e subjekteve që tejkalojnë normat e lejuara.

    Për të garantuar standardet më të larta në ofrimin e shërbimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka urdhëruar ngritjen e grupeve monitoruese në terren, të cilat do të mbikëqyrin respektimin e Kodit të Etikës nga çdo punonjës.

    Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht për të siguruar një sezon turistik të qetë dhe të sigurt për të gjithë, duke ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të denoncojnë çdo shkelje përmes numrit falas 112.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    plan masash Policia e Shtetit sezoni veror slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.