Një market në lagjen 16 të qytetit të Korçës ka rënë pre e një vjedhjeje gjatë orëve të natës, ku autorë ende të paidentifikuar kanë arritur të marrin një shumë prej rreth 100 mijë lekësh.
Sipas informacioneve paraprake, autori ose autorët e dyshuar kanë depërtuar në ambientet e brendshme të biznesit duke thyer xhamat. Përveç shumës monetare, ata kanë arritur të marrin edhe produkte të tjera të ndryshme si dhe cigare, para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.
Hetimet dhe mbledhja e provave
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Aktualisht, ekspertët po këqyrin kamerat e sigurisë që mund të ndodhen në zonën përreth, ndërkohë që po merren edhe shenjat e gishtave të lëna në vendin e ngjarjes, të cilat mund të çojnë në identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar të kësaj vjedhjeje.
Foto: Shqiptarja.com


