Aktivisti i njohur nga Maliqi, Arjan Asimi, ka humbur nënën e tij, një lajm i trishtë ky që ka prekur familjen e tij dhe komunitetin vendas.
Lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së tij e ka bërë të ditur vetë Arjan Asimi, i cili njihet gjerësisht në zonë si zëri i protestave dhe denoncimeve të ndryshme qytetare në Bashkinë e Maliqit.
Përmes një njoftimi publik, ai ka bërë me dije gjithashtu se do të zhvillohen homazhet dhe ceremonia e lamtumirës për përcjelljen e saj në banesën e fundit.


