Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, priti sot në një takim Ambasadorin e Rumanisë në Shqipëri, Octavian Serban.
Gjatë bisedës u diskutua mbi çështje të rëndësishme që lidhen me komunitetin arumun të Pogradecit dhe fshatrave përreth, ku bashkia synon të çojë më tej projektet infrastrukturore. Një tjetër pikë e rëndësishme ishte mundësia e zgjerimit të aktiviteteve të përbashkëta kulturore dhe turistike, si dhe asistenca që Rumania mund të ofrojë për ekspertizë në përfitimin e fondeve të BE për projekte zhvillimore në qytet.
Vizita e ambasadorit vjen pas dhuratës së fundit eko-spitalore që Ambasada e Rumanisë i bëri spitalit bashkiak të Pogradecit, duke dëshmuar edhe një herë bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.