Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Vlerësim nga Niko Peleshi për Florinda Zegullajn pas emërimit si Prefekte e Qarkut të Korçës

    January 22, 2026

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Bashkia e Korçës do të ngrejë fermë model për kultivimin dhe ambalazhimin e mollëve

    Aktualitet December 30, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një fermë model për kultivimin e mollëve, e pajisur me teknologjitë më të fundit, si dhe një qendër moderne për seleksionimin dhe paketimin e tyre, do të ngrihet në qytetin e Korçës si investim i bashkisë, me synim rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimit vendas dhe zgjerimin e tregjeve për fermerët.

    Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, në një intervistë për mediat, theksoi se projekti pritet të nisë zbatimin e tij gjatë vitit të ardhshëm dhe vlerësohet si një ndër investimet më të rëndësishme në mbështetje të bujqësisë në këtë zonë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Sipas Filos, molla është një nga produktet bujqësore me potencial të lartë për Korçën, ndaj ky projekt do të krijojë kushtet për trajtimin e saj sipas standardeve bashkëkohore.

    “Ky projekt është shumë i rëndësishëm, sepse do të krijojë mundësinë për zhvillimin e tregut të mollës, e cila vlerësohet me potencial të madh për bujqësinë dhe fermerët e Korçës. Përmes seleksionimit dhe paketimit sipas standardeve, fermerëve do t’u krijohet mundësia që produkti të ketë akses edhe në tregjet ndërkombëtare”, u shpreh kryebashkiaku.

    Ai shtoi se ferma model do të shërbejë edhe si pikë reference për fermerët e zonës, duke ofruar praktika të reja kultivimi dhe përdorimin e teknologjive bashkëkohore, ndërsa qendra e seleksionimit dhe paketimit do të garantojë cilësi të qëndrueshme dhe rritje të vlerës së produktit.

    Projekti pritet t’i japë një hov të ri zhvillimit të sektorit bujqësor në Korçë, duke forcuar zinxhirin e prodhimit dhe tregtimit të mollës, si dhe duke kontribuar në rritjen e të ardhurave për fermerët e zonës.

    Qarku i Korçës është zona kryesore e kultivimit të mollëve në Shqipëri, duke zënë një pjesë shumë të madhe të prodhimit kombëtar. Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Korça kontribuon me rreth 63% të totalit të prodhimit të mollëve në vend në grupin e frutave me fara, ku molla përbën pjesën kryesore të këtij segmenti të frutave të pemës.

    Kjo traditë e kultivimit të mollëve bazohet në kushtet e favorshme klimatike të zonës, duke e bërë Korçën një lider produktiv në sektorin e frutave në Shqipëri.

    Në nivel kombëtar, qarku i Korçës është një nga zonat me sipërfaqe të konsiderueshme të mbjellë me mollë, deri në rreth 4000 hektarë, ku mjaft fermerë kultivojnë varietete të ndryshme të këtij fruti.

    Varietetet më të kultivuara përfshijnë derivatet e Red Chief dhe Starking, si dhe Golden Delicious, varietete që zënë një pjesë të madhe të kësaj kulture në shkallë vendi.

    Një pjesë e madhe e mollëve të Korçës përdoret për tregun vendas, por gjithnjë e më shumë pjesë e prodhimit shkon drejt tregjeve të huaja, duke rritur potencialin eksportues të sektorit./ATSH

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Vlerësim nga Niko Peleshi për Florinda Zegullajn pas emërimit si Prefekte e Qarkut të Korçës

    January 22, 2026

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Vlerësim nga Niko Peleshi për Florinda Zegullajn pas emërimit si Prefekte e Qarkut të Korçës

    January 22, 2026

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Vlerësim nga Niko Peleshi për Florinda Zegullajn pas emërimit si Prefekte e Qarkut të Korçës

    January 22, 2026

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026
    Më të klikuarat

    Vlerësim nga Niko Peleshi për Florinda Zegullajn pas emërimit si Prefekte e Qarkut të Korçës

    January 22, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026

    “Atleti” 98 vjeçar nga Devolli; “Eci 14 km çdo ditë, ua kaloj të rinjve” 

    February 16, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.