Dhoma e Avokatisë së Korçës ka vendosur të bojkotojë për dy ditë të gjitha seancat gjyqësore në Gjykatën e Juglindjes, në shenjë proteste për vrasjen e gjyqtarit Kalaja.
Sipas burimeve pranë kësaj dhome, përjashtim nga bojkoti do të bëjnë vetëm seancat për dhënien e masave të sigurisë, të cilat do të zhvillohen normalisht.
Ky vendim vjen si shenjë solidariteti dhe reagimi ndaj ngjarjes tragjike, që ka tronditur sistemin e drejtësisë dhe opinionin publik në mbarë vendin.