Në Njësinë Administrative Pojan po shkon drejt finalizimit projekti i ujësjellësit të ri në fshatin Zvezdë, një investim me rëndësi të veçantë për komunitetin lokal, i financuar dhe zbatuar nga shoqëria “Ujësjellës Kanalizime Korçë” sh.a.
Deri më tani janë instaluar mbi 250 matësa uji, ndërsa puna vijon me ritme të larta për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm.
Pas përfundimit të punimeve në Zvezdë, ndërhyrja e radhës e UKK sh.a. do të realizohet në fshatin Zëmblak, duke vijuar kështu modernizimin e rrjetit të ujësjellësit në gjithë territorin e Bashkisë Maliq.