Në Korçë u ndal karvani “Të njohim Shqipërinë – FIAT Topolino”, duke sjellë një ekspozitë të veçantë me 20 makina klasike italiane të prodhuara mes viteve 1936-1955.
Ngjarja, ku morën pjesë pilotë nga Shqipëria dhe Italia, u mirëprit nga qytetarë e turistë, duke u kthyer në një aktivitet që promovon turizmin dhe kulturën përmes pasionit për automobilizmin retro.
Fiat Topolino, simbol i dizajnit elegant dhe historisë italiane të viteve ’30-’50, e solli Korçën edhe një herë në qendër të vëmendjes si destinacion atraktiv për vizitorët.