Fotografi korçar Ergys Baki rrëfen një nga momentet më të paharruara që i ka dhuruar pasioni i tij për fotografinë.
“Një ditë në pedonalen e Korçës,” – tregon ai – “pashë një burrë me çibuk e trastë në krah. E ftova për një kafe dhe i propozova të vinte në studio për një fotografi.”
Por përgjigjja që morri nga burri e preku thellë:
“Djalë, faleminderit… por duhet të shkoj në librari, të gjej ‘NËNA’ e Maksim Gorkit, pastaj kthehem në fshat.”
Aty, siç shprehet Baki, “më ra kambana në shpirt”. Përreth kishte të rinj të zhytur në telefona e lojëra, ndërsa ky burrë kërkonte një libër.
“Ai më dha një mësim më të madh se çdo shkollë: jeta ka dritë vetëm kur ushqehet me dije.” – përfund Baki rrëfimin e tij.