Flora Hoxha, 75 vjeçe, është gjetur sot pa shenja jete pranë lumit Devoll, pas më shumë se 24 orësh kërkime. E moshuara ishte larguar nga banesa e saj në fshatin Progër në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme.
Sipas burimeve pranë policisë lokale, dyshohet se ajo është marrë nga ujërat e kanalit kryesor të fshatit, i cili prej tre ditësh ka qenë i mbuluar plotësisht nga reshjet intensive. Gruaja, që vuante nga probleme të shëndetit mendor, ka dalë nga banesa rreth orës 05:00 në mëngjes, ku jetonte së bashku me bashkëshortin, dhe nuk është kthyer më.
Për gjetjen e trupit u angazhuan forcat e policisë, zjarrfikësit dhe strukturat e emergjencave civile, ndërsa vetëm sot në orët e para të mëngjesit u bë e mundur lokalizimi i saj, fatkeqësisht pa shenja jete.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.


