Policia e Korçës ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedim penal ndaj një 40-vjeçari, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një punonjësi sigurie në ambientet e spitalit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur jashtë godinës së spitalit, për shkak të detyrës së ushtruar nga punonjësi i sigurisë.
Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi V. P., 40 vjeç, banues në fshatin Çiflig të Korçës, ka fyer dhe goditur në fytyrë punonjësin e sigurisë, shtetasin Xh. Ç., 33 vjeç, banues në Korçë. Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë kryer veprimet procedurale përkatëse.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila do të vijojë me veprime të mëtejshme ligjore.


