Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë intensifikuar kontrollet në zonën kufitare, me qëllim parandalimin e lëvizjes në kundërshtim me ligjin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.
Në kuadër të këtyre kontrolleve, shërbimet e Kufirit të Gjelbërt në PKK Kapshticë kanë kapur në fshatin Ponçar, në bashkinë Devoll, një shtetas 41 vjeç, i cili po tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi E. Ç., 41 vjeç, banues në Elbasan, ishte shpallur në kërkim nga DVKM Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi dyshohet se ka ndihmuar një shtetase të kalojë kufirin ilegalisht nga Shqipëria drejt Greqisë.
Në vijim të veprimeve procedurale, u bë ndalimi me iniciativë i këtij shtetasi, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.


