Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lagje periferike të Korçës, në afërsi të kryqëzimit të njohur si “1 Maji”, ku dy automjete të parkuara në hyrje të një pallati janë përfshirë nga flakët.
Si pasojë e zjarrit, një prej automjeteve është shkrumbuar plotësisht, ndërsa mjeti tjetër ka pësuar dëmtime të mëdha. Të dyja makinat ishin në pronësi të banorëve të pallatit përballë vendngjarjes.
Sipas burimeve, automjeti që është djegur tërësisht ishte i pajisur me impiant gazi, duke shtuar rrezikun e flakëve dhe përhapjes së zjarrit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e incidentit. Deri më tani nuk ka një deklaratë zyrtare mbi arsyet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia e një defekti teknik apo zjarri të qëllimshëm.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Hetimet janë në vijim për të përcaktuar natyrën dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje.